Raportuesja e Washington Post dhe MSNBC rreth Shtëpisë së Bardhë, Anne Rumsey Gearan, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë vendimin për shpërndarjen ndërkombëtare të 25 milionë dozave të vaksinave.
Në listën e shteteve ku do të mbërrijnë vaksinat është edhe Kosova, megjithatë nuk dihet ende se në çfarë sasie.
Kosova ndodhet në një grup me Meksikën, Kanadanë, Republikën e Koresë, Bregun Perëndimor dhe Gazën, Ukrainën, Haitin, Gjeorgjinë, Egjiptin, Jordaninë, Irakun, Jemenin si dhe punëtorët e vijës së parë të Kombeve të Bashkuara.
Për këtë grup të shteteve ku gjendet edhe Kosova janë planifikuar të ndahen përafërsisht 6 milionë vaksina.