Vetëm pak minuta pas vrasjes në Vlorë mesnatën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje.
Sipas informacioneve është vrarë një 57-vjeçar dhe ka mbetur plagosur djali i tij.
Krimi ka ardhur si pasojë e një konflikti të momentit, ku 62-vjeçari Rako Qorri, është vrarë me armë zjarri nga 57-vjeçari Sofokli Shani.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lokalin e viktimës. Plumbat kanë prekur dhe të birin, 31-vjeçarin Kejdi Qorri, i cili është dërguar në spitalin e qytetit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se konflikti ka nisur për rakinë. Ka qenë Shani, i cili ka qëlluar me karrige në kokë 62-vjeçarin. Më pas djemtë e 62-vjeçarit kanë dhunuar Sofokli Shanin, i cili më pas është larguar ka shkuar në banesë ka marrë armën dhe ka kryer vrasjen.
Policia ka arrestuar autorin si dhe ka sekuestruar armën me të cilën ka ndodhur ngjarja.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE
Kapet nga Policia disa minuta pas kryerjes së krimit autori i vrasjes së 62-vjeçarit dhe plagosjes së djalit të tij në fshatin Fier i Ri, Lushnjë.
Në datë 02.06.2021, rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, shtetasi S.Sh, si pasojë e një konflikti të çastit në lokalin në pronësi të shtetasit R. Q., ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. Q., 62 vjeç dhe ka plagosur djalin e tij, shtetasin K. Q., 31 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë dhe punës së mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin S. Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Krutje e Sipërme.
Gjithashtu Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.