• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“U gjet i vetëflijuar në pozicion lutjeje” Trondit Anila Hoxha, tregon si u zhduk 32-vjeçari ekonomist në Tiranë: Frekuentonte një sekt

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“U gjet i vetëflijuar në pozicion lutjeje” Trondit Anila Hoxha, tregon si u zhduk 32-vjeçari ekonomist në Tiranë: Frekuentonte një sekt
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarja e njohur Anila Hoxha ka folur për vdekjen e një 32-vjeçari në rrethana misterioze.

Ajo shtoi se po e investigon këtë rast prej një viti.





Për programin “ABC e mëngjesit” Hoxha tregoi se bëhet fjalë për një të ri, Gerti S., i cili ka humbur jetën në rrethana të dyshimta, dhe grupet e hetimit edhe sot nuk dinë të japin përgjigje se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Hoxha thotë se ky është rasti i pari i vdekjeve të dyshimta që ajo ka hasur në kryeqytet, duke sjellë në vëmendje rastin e  familjes Josufi në Kombinat dhe atë të 23-vjeçares Evgjeni Baxho.

“Gerti është i pari që ka humbur jetë në rrethana misterioze, të pa hetuara. Kanë ardhur vërdallë dhe si kanë dhënë përgjigje…”

I riu ishte ekonomist dhe pasi nisi të frekuentonte një sekt të caktuar filloi të ndryshonte sjellje. Familjarë të tij i kanë treguar Hoxhës se ai filloi të mos konsumonte më produkte me origjinë shtazore, dhe kërkonte që në shtëpi të konsumoheshin vetëm produkte me natyrë bimore.

Më tej nisën edhe konfliktet me familjarët.

“Ndryshoi sjellje, agjendë, rutinë, ndryshoi edhe menynë ushqimore. Kërkonte të konsumoheshin vetëm produkte me natyre bimore, jo mishi. Pas konflikteve, u largua nga shtëpia. Nga burime mësova se po kërkonin një 32-vjecar, e ëma është ankuar dhe nuk po e gjente dot.”

Dyzetë ditë më vonë, Gerti u gjet i pajetë në një zonë të pyllëzuar.

“Ishte i vetmuar, i paushqyer, i vetëflijuar, në pozicion lutjeje. Nisën hetimet. U kërkua një sekt që dyshohet se kishte bazën në zonën e ish-stacionit të trenit. Nuk e gjeta. Prokuroria ia kaloi si çështje komisariatit Nr.1 dhe ngjarja vazhdon të jetë ende pa asnjë autor.”

Anila Hoxha u shpreh se nga mungesa e informacionit, autoritetet mund të thonë se Gerti ndërroi jetë për shkaqe natyrore, “u vetëflijua për shkaqe të rënduara mendore.”

Gazetarja u shpreh e shqetësuar se autoritetet duhet t’u shkojnë deri në fund këtyre historive, dhe jo vetëm të hetohet në mënyrë sipërfaqësore dhe më pas të mbyllen  si çështje. Kurse, për Ervin Karamuçën, ekspert i profilizimit kriminalistik kemi të bëjmë me një rast sakrifikimi.

Duke folur për grupe okulte ose sekte që mund të jenë duke qarkulluar në vend, Karamuça thotë se viktimat e tyre kanë sjellje të ngjashme.

“Ka një profilizim të viktimave. Tërheqja, ndryshimi i menysë së të ngrënit. Terma të pakuptueshëm në fjalor, ku flitet me simbole të caktuara. Djali nuk është vetëflijuar, është pjesë e një sakrifikimi. Kanë tendencë t’i bëjnë në vende të hapura. Djali nuk ka qenë vetëm.”

Duke sjellë vëmendjen e rastit të familjes Josufi, gazetarja Anila Hoxha sjell në vëmendje e shqetësuar se banesa e tyre pas ngjarjes ishte “gëlonte” nga provat, por askush nuk e mori mundimin t’i analizonte.

“Në shtëpi, pasi u larguan trupat e të ndjerave, shtëpia ishte plot me prova. Pasi i filmuam ne, prova janë dërguar nga të afërmit. Një neglizhencë totale. Të mos vlerësosh vendin e ngjarjes. Si ka mundësi që dëshmitarët flasin më shumë për mediat.  Kemi tre ngjarje për një vit.”

Pas

“Ja kur do të ndryshojë Shqipëria” Deputeti del me mesazhin e fuqishëm: Atëherë do isha i bindur se po fillon

Para

Pamje të rënda/ Në sy të fëmijëve të mitur, ja momenti kur Edison Begaj plagoset në Vlorë (VIDEO)

Para
Pamje të rënda/ Në sy të fëmijëve të mitur, ja momenti kur Edison  Begaj plagoset në Vlorë (VIDEO)

Pamje të rënda/ Në sy të fëmijëve të mitur, ja momenti kur Edison Begaj plagoset në Vlorë (VIDEO)

Të Gjitha

nga Fast News
10:00 | 04/08/2025
0

Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

nga Fast News
09:30 | 04/08/2025
0

Rritet besimi tek ekonomia, ndikuan shërbimet dhe tregtia. Konsumatorët pesimistë

Rritet besimi tek ekonomia, ndikuan shërbimet dhe tregtia. Konsumatorët pesimistë

nga Fast News
09:00 | 04/08/2025
0

10 këshilla për të menaxhuar paratë gjatë pushimeve

10 këshilla për të menaxhuar paratë gjatë pushimeve

nga Fast News
08:30 | 04/08/2025
0

Recent News

10:00 | 04/08/2025
Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

09:30 | 04/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar