• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Ka tentuar të dalë nga rrjeti dhe e vranë” Eksperti tregon çfarë i ka ndodhur 23-vjeçares që u gjet e pajetë me simbole të çuditshme në trup

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Ka tentuar të dalë nga rrjeti dhe e vranë” Eksperti tregon çfarë i ka ndodhur 23-vjeçares që u gjet e pajetë me simbole të çuditshme në trup
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Evgjeni Baxho, është 23-vjeçarja që humbi jetën në rrethana misterioze në Tiranë. Në media u raportua se e reja vdiq pas një infeksioni në dhëmballë, por më pas detaje të frikshme u publikuan në media. Në trupin e pajetë të vajzës ishin vizatuar disa simbole me ngjyrë të kuqe.

Për Ervin Karamuçën, ekspert i profilizimit kriminalistik dhe gazetaren Anila Hoxha, të ftuar në “Abc e Mëngjesit” me Enkel Demin dhe Sibora Bitrin, ngjarja në fjalë jo vetëm që nuk ka ndodhur për shkaqe natyrore por është e radhës në një seri vdekjesh të dyshimta në kryeqytet.





Siç ata u shprehën, hetuesit janë të painformuar për raste të tilla dhe për pasojë çështje të tilla mbyllen pa u shkuar deri në fund dhe pa ndëshkuar autorët.

Sa i përket simboleve që ishin vizatuar në trupin e Baxhos, Karamuça tregon: “Diagrama, nuk bënte përputhje me asnjë lloj simboli. Çdo ritual ka simbolet e veta. I njohin pak veta. Nëse do të ishte tatuazh boja do të ishte blu. Por ajo ishte e kuqe dhe në një sipërfaqe të madhe të trupit. E kuqja simbolizon gjakun. Mund të jetë edhe gjak…”

Eksperti është i bindur që vajza i është nënshtruar një rituali të fshehtë, dhe kjo sipas tij është një kambanë alarmi pasi nëse këto çështje vijojnë të mos hetohen deri në fund, shumë të rinj e të reja do të jenë në shënjestër të këtyre grupeve.

Sipas tij, në vendin tonë kanë penetruar persona që nëpërmjet sekteve apo ritualeve okulte, duke përfituar edhe nga mungesa e informacionit, po shënjestrojnë viktimat e tyre të radhës.

“Jam i bindur që vajza i është nënshtruar një rituali të fshehtë. Alarm i madh është pasiviteti policisë. Në raste të tjera, kemi parë viktima që kanë agjëruar dhe janë vetëflijuar. Duhet të ngrejë alarm edhe për krimet e mëparshme. Kanë filluar ta praktikojnë në Shqipëri, se jemi të prapambetur, kanë terren të pakufishëm për të abuzuar me të rinjtë me fëmijët.  Kanë penetruar persona të caktuar nëpërmjet këtyre sekteve për t’i bërë këto rite.”

Ervin Karamuça thekson se është e rëndësishme që shteti të marrë masa sa shifrat nuk janë ende të larta, dhe të ngrihen grupe ekspertësh për të luftuar këto raste që po marrin jetë njerëzish.

Ai thotë se kemi të bëjmë me disa vrasës serialë që përdorin praktika vetëflijimi dhe sakrifikimi.  Duke u kthyer tek rasti i 23-vjeçares, ai thotë se ajo mund të jetë sakrifikuar nga një sekt apo grup i caktuar.

Dhe sakrifikimi në këtë rast bëhet pa përdorur asnjë lloj arme apo mjeti tjetër.

“Ka disa praktika që kanë të bëjnë me frekuencat e trupit, për të ndaluar procese jetike në organizëm. Këta janë vrasës serialë…E kanë sakrifikuar. Kam dyshime që viktima do ketë tentuar të dalë nga rrjeti, dhe e kanë asgjësuar.”

Ndërsa, gazetarja Anila Hoxha që e ka ndjekur me interes rastin e Evgjenisë, thotë se ka folur me njerëz që e njihnin, të cilët kanë pohuar se e reja kishte nisur të izolohej.

“Evgjenia kishte lënë në mes studimet, kishte nisur një kurs për kompjuter. Kishte nisur ishte izoluar. Një kamerier e kishte ftuar për kafe, e kishte pyetur pse po mungon dhe ajo i kishte thënë se ishte sëmurë.  Po e telefononin me insistim, qëndruam 15 minuta, dhe  tha që duhej të çohej se do takonte një të afërm.” /abcnews.al/

Pas

EMRAT/ Zbulohet ‘shtëpia e barit’ në Tiranë, policia arreston 4 persona (VIDEO)

Para

“Ja kur do të ndryshojë Shqipëria” Deputeti del me mesazhin e fuqishëm: Atëherë do isha i bindur se po fillon

Para
“Ja kur do të ndryshojë Shqipëria” Deputeti del me mesazhin e fuqishëm: Atëherë do isha i bindur se po fillon

"Ja kur do të ndryshojë Shqipëria” Deputeti del me mesazhin e fuqishëm: Atëherë do isha i bindur se po fillon

Të Gjitha

nga Fast News
10:00 | 04/08/2025
0

Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

nga Fast News
09:30 | 04/08/2025
0

Rritet besimi tek ekonomia, ndikuan shërbimet dhe tregtia. Konsumatorët pesimistë

Rritet besimi tek ekonomia, ndikuan shërbimet dhe tregtia. Konsumatorët pesimistë

nga Fast News
09:00 | 04/08/2025
0

10 këshilla për të menaxhuar paratë gjatë pushimeve

10 këshilla për të menaxhuar paratë gjatë pushimeve

nga Fast News
08:30 | 04/08/2025
0

Recent News

10:00 | 04/08/2025
Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

09:30 | 04/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar