Trupi i pajetë i viktimës së koronavirusit është filmuar duke u hedhur në një lumë nga familjarët e të ndjerit. Një pamje e tillë tregon gjendjen e rëndë pandemike në këtë vend.
Videoja është filmuar këtë fundjavë, ku shihen dy burra të veshur me rroba mbrojtëse me ngjyrë të bardhë duke hedhur nga ura kufomën e mbuluar.
Policia ka identifikuar dyshen dhe menjëherë i ka arrestuar, për shkak të hedhjes së kufomës nga ura e lumit.
Viktima ishte pranuar në spital të martën e kaluar pasi kishte rezultuar pozitiv me koronavirus, por për fat të keq ndërroi jetë teksa po trajtohej në spital.
Sipas rregullave anti-Covid që janë në fuqi në këtë vend, trupi i pajetë i viktimës i dorëzohet familjarëve, por ata kishin vendosur të shpërfillin urdhrat e qeverisë duke e hedhur në lumë.