• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Nis sot kolaudimi i mjeteve/ Pas pesë muajsh pezullim, del njoftimi me rëndësi për shoferët: Ja kategoritë e para

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Nis sot kolaudimi i mjeteve/ Pas pesë muajsh pezullim, del njoftimi me rëndësi për shoferët: Ja kategoritë e para
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Pas 5 muajsh pezullim, DPSHTRR ka njoftuar se prej ditës së sotme ka nisur shërbimi i kontrollit teknik të mjeteve.

Të parat që do i nënshtrohen procesit të kolaudimit janë kamionët dhe makinat e institucioneve shtetërore.

Kujtojmë se në datë 31 dhjetor 2020, kontrata koncesionare për kolaudimin e mjeteve në Shqipëri përfundoi dhe qeveria vendosi që ky shërbim ti kalojë shtetit tashmë.

Këtë vit një ndryshim që pritet të sjellë marrja në dorë nga ana e qeverisë është dhe kontrolli tashmë i mjeteve një herë në dy vite dhe jo çdo vit siç ishte më parë.

Ndryshimet: 

-Mjetet e reja, 0 km, 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim!

-Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet!

-Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë vetëm 1 herë në vit!

Njoftim për rinisjen e shërbimit të kontrollit teknik të mjeteve:

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit njofton që shërbimi i Kontrollit Teknik do të rinisë sipas një kalendari të mirëorganizuar sipas kategorive më prioritare për transportin rrugor, përkatësisht:

Nga data 31 maj 2021 rinis shërbimi i Kontrollit Teknik sipas një grafiku të planifikuar për:

Kamionët, rimorkiot dhe tërheqësit të cilëve iu ka skaduar Certifikata e mëparshme e Kontrollit Teknik e lëshuar nga SGS;

Të gjitha mjetet në pronësi të institucioneve shtetërore.

Pas një njoftimi të dytë nga DPSHTRR me data të përcaktuara për muajin qershor dhe me mundësi rezervimi të datës dhe orës për kryerjen e shërbimit të Kontrollit Teknik në çdo Qendër të Kontrollit Teknik, do të vijohet me:

Të gjitha mjetet e përdorura të regjistruara për herë të parë në Republikën e Shqipërisë nga data 1 janar 2021 të cilat nuk janë pajisur ndonjëherë me Certifikatë të Kontrollit Teknik;

Të gjitha mjetet të cilave u ka përfunduar Certifikata e Kontrollit Teknik deri në datën 23 dhjetor 2020 (nga hyrja në fuqi e Aktit Normativ) ose nuk e kanë kaluar Kontrollin Teknik dhe duhet të riparaqiteshin brenda datës 31 dhjetor 2020;

Mjete të tjera rrugore për transport mallrash të rrezikshme;

Mjete rrugore për transportin e udhëtarëve ndërkombëtar dhe ndërqytetës (lloji autobus);

Taksitë, autoshkollat dhe mjetet e tjera në pronësi të subjekteve.

Të gjitha autoveturat të cilat janë pajisur me Certifikatë të Kontrollit Teknik gjatë periudhës 1 janar – 31 dhjetor 2020, do të njoftohen nga DPSHTRR në një moment të dytë për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë nga 1 vit në 2 vjet, për shkak të ndryshimeve të përcaktuara në Kodin e Ri Rrugor. Gjatë kësaj periudhe pritjeje, të gjithë drejtuesit e mjeteve që bëjnë pjesë në këtë kategori, nuk do të penalizohen nga organet e kontrollit në rrugë. Sigurohuni që gjatë udhëtimit me mjet, të keni me vete Certifikatën e Kontrollit Teknik të lëshuar në vitin 2020, si dhe vërtetimin e pagesës së taksave vjetore brenda afatit të përcaktuar:

VINI RE: Të gjitha mjetet, pavarësisht nëse preken apo jo nga ndryshimet e këtij shërbimi, duhet të vijojnë të paguajnë rregullisht taksat vjetore të mjeteve në afatet ekzistuese, pranë drejtorive rajonale e nënzyrave të DPSHTRR ose përmes e-Albania online!

Mjetet e reja me 0 km:

Të gjitha mjetet e reja të llojit autoveturë, ATP dhe motomjete, përjashtuar ambulancat dhe taksitë, të cilat regjistrohen për herë të parë në Republikën e Shqipërisë, mund të qarkullojnë pa kryer kontrollin teknik për një afat tre vjeçar nga data e regjistrimit për herë të parë!

Të gjitha mjetet e tjera të reja të ndryshme nga sa më lart, të cilat regjistrohen për herë të parë në Republikën e Shqipërisë, mund të qarkullojnë pa kryer kontrollin teknik për një afat një vjeçar nga data e regjistrimit për herë të parë!

*Mjet i ri quhet çdo mjet, i cili nuk është regjistruar në asnjë shtet më parë.

Pas

“Le ta dijë çdo shqiptar pasurinë time” Pasi SHBA e shpalli ‘non-grata’, Berisha i sfidon të gjithë: Ja sa para kam kursyer

Para

“Gati për Shqipërinë” Rama del që në mëngjes me thirrjen e fortë: Nga nesër do marrin përgjigje të gjithë

Para
“Gati për Shqipërinë” Rama del që në mëngjes me thirrjen e fortë: Nga nesër do marrin përgjigje të gjithë

“Gati për Shqipërinë” Rama del që në mëngjes me thirrjen e fortë: Nga nesër do marrin përgjigje të gjithë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Këshilli Bashkiak shkarkon unanimisht Erion Veliajn, pritet firma e kryeministrit

Këshilli Bashkiak shkarkon unanimisht Erion Veliajn, pritet firma e kryeministrit

nga Fast News
23:25 | 23/09/2025
0

Raporti i Gallup: 36% e shqiptarëve po kërkojnë aktivisht një punë të re, sinjal i pakënaqësisë së lartë në tregun e punës në vend

Raporti i Gallup: 36% e shqiptarëve po kërkojnë aktivisht një punë të re, sinjal i pakënaqësisë së lartë në tregun e punës në vend

nga Fast News
16:10 | 23/09/2025
0

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

nga Fast News
14:27 | 22/09/2025
0

Rama prezanton platforma e re për Start Up, do të lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

Rama prezanton platforma e re për Start Up, do të lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

nga Fast News
14:16 | 22/09/2025
0

Recent News

Këshilli Bashkiak shkarkon unanimisht Erion Veliajn, pritet firma e kryeministrit

Këshilli Bashkiak shkarkon unanimisht Erion Veliajn, pritet firma e kryeministrit

23:25 | 23/09/2025
Raporti i Gallup: 36% e shqiptarëve po kërkojnë aktivisht një punë të re, sinjal i pakënaqësisë së lartë në tregun e punës në vend

Raporti i Gallup: 36% e shqiptarëve po kërkojnë aktivisht një punë të re, sinjal i pakënaqësisë së lartë në tregun e punës në vend

16:10 | 23/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar