Ditën e sotme Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit do të mblidhet për të caktuar rendin e ditës në seancën e 10 qershorit.
Ndërkohë pritet që raporti i dalë nga Komisioni Hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit do të jetë apo jo për votim në këtë seancë.
Gjatë mbledhjes së kaluar, anëtarët sqaruan se raporti do të dërgohet në Kuvend brenda afatit një javor.
Sipas tyre veprimi u bë me qëllim që të jetë i disponueshëm për tu përfshirë në rendin e ditës në mbledhjen më të afërt të mundshme, që përkon me seancën e datës 10 qershor.
Konferenca e Kryetarëve, e cila diskuton dhe përcakton çështjet e rendit të ditës, pritet të shqyrtojë dhe vendosë mbi kërkesën e kreut të komisionit hetimor parlamentar, socialistit AlketHyseni, për përfshirjen e raportit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta në rendin e ditës, duke zbatuar edhe afatet ligjore.
Fundjava i shërbeu stafit të komisionit për të vendosur në dispozicion një material me të thjeshtuar, pasi raporti i plotë është mjaft voluminoz dhe kërkon kohë për t’u njohur me të. Përpos raportit, deputetët do të kenë një material të shkurtër, mbi gjetjet që komisioni hetimor i konsideron si fakte dhe prova ku kreu i shtetit ka shkelur rëndëKushtetutën.
Në rast se raporti për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta do të jetë pjesë e rendit të ditës të seancës së 10 qershorit, kjo seancëdo t’i gjejë deputetët e Kuvendit shqiptar në një situatë të paprecedentë, ku për herë të parë në 30 vite, një Parlament do të votojë për të shkarkuar një President republike. Për të shkarkuar kreun e shtetit,maxhoranca, sipas nenit 88 të Kushtetutës, duhet të marrë jo me pak 94 vota ose 2/ 3 e të gjithë deputetëve.
Nëse në 10 qershor Kuvendi voton pro shkarkimit të Presidentit Meta, përfundimisht është Gjykata Kushtetuese ajo që vendos nëse gjetjet e Parlamentit, për shkelje të Kushtetues nga Ilir Meta, janë të bazuara apo jo. Megjithatë, sot është radha e Konferencës sëKryetarëve të komisioneve parlamentare për datën se kur raporti për shkarkimin e Presidentit do të jetë në për votim në Kuvend.