Një person u mbyt në portin e Durrësit këtë të diel, teksa ishte policia kufitare ajo që konstatoi trupin e tij të pajetë.
Personi i cili humbi jetën është një shtetas i huaj, sirian.
Në një foto të bërë bërë publike nga mediat, shfaqet viktima i cili shihet me çantën e shpinës në kurriz, në përpjekje për t’u larguar ilegalisht në drejtim të Italisë
Njoftimi i policisë: Më datë 30.05.2021, në Portin e Durrësit, në afërsi të barkave të peshkimit është gjetur i mbytur në ujë një shtetas i seksit mashkull, i paidentifikuar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, ku nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.