Modelja e njohur, Arbenita Ismajli dhe reperi Fero, një muaj më parë u bënë prindër për herë të parë dhe sollën në jetë një vajzë.
Por në një postim në rrjetin social Instagram, Arbenita ka ndarë një shqetësim ndaj spitalit gjerman ku kishte sjell në jetë foshnjën.
Sipas saj është e zakonshme për ta që të publikojnë fëmijët në faqen zyrtare të tyre, por jo të çiftit.
“Spitali ku un linda foshnjën në Gjermani asnjëherë nuk postuan vajzën time, gjë të cilën e bëjnë me çdo lindje që bëhet aty. Nuk po them se po vdes ta publikojnë, por mendoj se është mosrespektim dhe e vrazhdë. Më bënë që të mendoj se nuk jam e njëjtë me nënat e tjera që ishin aty”.
Arbenita ndërkaq theksoi se edhe vajza e saj nuk ka asgjë më pak se sa foshnjet e tjera që i publikuan.