Të gjithë e dimë që kryeministri Edi Rama flet dhe me gjuhën e veshjes. Një gjë të tillë e ka bërë edhe ditën e djeshme në takimin me ministrin gjerman të shtetit për Europën Michael Roth.
Në konferencën për shtyp, por edhe në takimin protokollar zyrtar, Edi Rama shfaqet i veshur me T-shirt dhe një xhaketë sipër saj.
Kreu i qeverisë nuk ka vënë asnjë kollare, nuk ka veshur asnjë këmishë , ndonëse ishte një takim zyrtar.
Ndryshe shfaqet ministri gjerman. Me kostum e kollare, ai i dha rëndësinë e duhur këtij takimi.
