• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Thuaj ‘jam k*rvë’, bjeri qenit!/ Pas skandalit në Spitalin e Fierit flet i riu i dhunuar: Kush e nisi sherrin, mjeku mori zemër pasi…

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Thuaj ‘jam k*rvë’, bjeri qenit!/ Pas skandalit në Spitalin e Fierit flet i riu i dhunuar: Kush e nisi sherrin, mjeku mori zemër pasi…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pak ditë më parë u transmetua dhuna e pazakontë e përdorur nga mjekët e Fierit ndaj Ardit Klimës. Ky i fundit u arrestua pasi mjekët pretenduan se ishte 32-vjeçari që kishte goditur bluzat e bardha.

Arditi pretendon, se të atit me ishemi cerebrale, nuk i ishte dhënë ndihma e duhur. Në kushtet e debatit me mjekët, këta të fundit e dhunuan dhe e denoncuan Arditin. Por se si qëndronte e vërteta u zbulua përmes një audio-regjistrimi nga momenti i dhunës. Pasi la qelinë, Ardit Klima dëshmoi për emisionin “Stop” rrjedhën e ngjarjes. Ai thotë, se mjekë e infermierë e kanë dhunuar ndërsa ai vetëm është vetëmbrojtur.

Gazetari: Ka qenë e vërtetë çfarë është transmetuar apo fshihej diçka tjetër?

Ardit Klima: Ajo është shumë e vërtetë, shumë reale. Është qershia mbi tortë, pika mbi i që ndodhi ajo përplasje pas një muaji e një javë lufte vetëm me babanë kundër të gjithëve.

Gazetari: Ti realisht e ke goditur apo e ke shtyrë?

Ardit Klima: S’ka shanse. Nuk ma lejon edukata njëherë që të veproj fizikisht.

Gazetari: E ke prekur apo jo?

Ardit Klima: Fare! Vetëm me gisht i kam thënë “Të lutem shko te dhoma e babait, bëj detyrën”. Më thotë “Dil jashtë ti se në prezencën tënde nuk e bëj detyrën”. Dakord dal unë thashë vetëm të shikoj që po shkon te dhoma babait sepse ishte në korridor ky muhabet. Dhuna fizike ndodhi sepse Enveri në këtë kohë që i them unë shko te babai ishte duke folur me një doktor tjetër. Ai doktor është i hemodinamikës. Enver Halili nuk po i kërkonte ndihmë mjekësore, profesionale se çfarë thoshte, por po i kërkonte ndihmë mafiozllëku. Pozicioni ishte Enveri këtu dhe doktori këtu që ndërhyra unë në mes dhe i thashë të lutem ndërhy se me këtë (mjekun tjetër) nuk kisha punë fare unë. As nuk e njihja. E kisha parë si fytyrë se nuk ka lidhje me babain tim. Sherrin e nisi Ndriçim Kallashi që me forcë më shtyu në dhomë. Enveri merr zemër. Më shtyjnë të dy brenda. Në këtë moment të dy brenda këta s’kishte më se kishte sharje dhe fyerje nga më të rëndat. U ndodha i papërgatitur. Në moment hynë edhe dy infermierët që i njoh si fytyra se emrat nuk ua di sepse janë të Kardiologjisë, nuk kanë lidhje me cerebralen e babait.

Gazetari: Ndërhynë dhe ata?

Ardit Klima: Po, u bënë katër. Unë marr karrigen edhe për të tentuar që ta mbaja para që shkelmat mos t’i haja unë por karrigia. Më neutralizuan për të më shqyer jo për të më rrahur.

Gazetari: Është e vërtetë që ti e ke përplasur kokën në dysheme apo ndoshta diku tjetër siç ka deklaruar doktori?

Ardit Klima: Nuk është e vërtetë.

Gazetari: Ti në gjithë këtë histori e quan veten fajtor në një farë mënyre?

Ardit Klima: Fare!

Gazetari: Po presioni ose urdhrat që ke dhënë herë pas here?

Ardit Klima: Unë nuk jap urdhra. Unë thjesht jam reanimator i babait tim. Ka problem cerebral, thirret neurologu. Ka problem kardiak thirret kardiologu. Ka problem stomaku thirret gastroepatologu.

Gazetari: Të është bërë ekzaminimi mjeko-ligjor?

Ardit Klima: Jo! Më erdhi mjeku-ligjori pas 100 kërkesave të mia. Më tha që ishte në Tiranë dhe nuk e kishin vënë në dijeni.

Gazetari: Zyrtarisht kemi diçka të faktuar zyrtare në raport mjeko-ligjor apo ti vazhdon akoma të kesh këto shenja?

Ardit Klima: Nuk e di çfarë ka bërë Blerimi nga mbrapa, e ka shkruar apo jo, por aty m’u përgjigj si shok.

Arditi deklaroi, se luftën e ka me sistemin e kalbur mjekësor, policor dhe gjyqësor.

Ardit Klima: Unë nuk e kam luftën me doktorin, me gjykatësin, me prokurorin, me avokatin, me asnjë. Unë e kam luftën me sistemin e kalbur mjekësor, sistemin e kalbur policor, sistemin e kalbur gjyqësor. Drejtësi nuk ka se po të kishte nuk do të ndodhte rrahja ime brutale, mbajtja ime katër ditë e katër netë, 96 orë, maksimumi në dhomat e paraburgimit. “Mbyllja gojën qenit”, mos të flasë, pa komunikim, pa dritë dielli, pa ajër se edhe dritaret ishin të mbyllura dhe shyqyr që m’u la seanca të martën, shumë vonë, por shyqyr dhe dola. Bëra vetë avokatin mbrojtës se nuk kisha asnjë avokat./klan

Pas

“Menduan se do më dobësonin”/ Berisha flet pasi u shpall ‘non grata’: Nuk mundem kurrë…

Para

21 Janari, Bushati nuk përmbahet në studio: Këto janë p*rdhë me rigonë tani. Të qash me lot krokodili!

Para
Basha mund të bashkëpunojë me Ramën vetëm jashtë politikës

21 Janari, Bushati nuk përmbahet në studio: Këto janë p*rdhë me rigonë tani. Të qash me lot krokodili!

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

nga Fast News
10:55 | 11/11/2025
0

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

nga Fast News
10:53 | 11/11/2025
0

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

Recent News

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

10:55 | 11/11/2025
Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

10:53 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar