• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

“Atë nivel edukate ke” Sherr mes përfaqësuesit të PD dhe anëtarit të KAS: Merrni urdhra nga Edi Rama

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Atë nivel edukate ke” Sherr mes përfaqësuesit të PD dhe anëtarit të KAS: Merrni urdhra nga Edi Rama
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

 Një përplasje e ashpër është zhvilluar sot mes përfaqësuesit të PD Marash Logu dhe anëtarit të KAS Ledio Braho.

Situata u tensionua kur të dy po shqyrtonin raportin e të dhënave të kryqëzuara të pajisjes PEI në qarkun e Tiranës pas kërkesës së PD.

Në debat e sipër, Logu i ka thënë se nuk kanë treguar në asnjë moment transparencë dhe i akuzoi se marrin urdhra politikë nga Edi Rama nëpërmjet mesazheve në telefon.

Ndërsa anëtari i KAS, Ledio Braho ka dalë vullnetar që të japë telefonin dhe të tregojë gjithçka, dhe i kërkoi Logut që të tregojë etikë e respekt për partinë e madhe që përfaqëson.

DEBATI I PLOTE:

Marash Logu: Ne prisnim që transparencën që s’na e bënë institucionet ta bënte KAS, por ju u sollët si drejtuesit polik të Partisë Socialiste.

Ledio Braho: Ti heqim këto terma, kemi qenë në seanca gjyqësore dhe askund nuk etiketojmë njeri që merr vendime për cështje të aferave kriminale.

Marash Logu: 114 kërkesa për transparencë janë refuzuar. nuk presim asgjë nga ky komision.

Ledio Braho: Është fakt.

Marash Logu: Fakt publik dhe juridik.

Ledio Braho: Nuk jam dakord me ty, këtë seancë e kemi për qarkun e Tiranës.

Marash Logu: Braho, me gjithë respektin dhe konsideratën, më lini të konkludoj për atë që mendoj se është më mirë. Nuk mendoj se duhet të bëjmë diskutim për konkluzionet e palëve.

Ledio Braho: Duhet të keni respekt, nëse e keni të pamundur, nëse atë nivel edukate keni që të manifestoni, duhet të keni etikë për profesionin që keni dhe subjektin që përfaqësoni. Në mënyrë të përsëritur etiketoni dhe flisni në mënyrë jo etike. Së paku, ruani etikën. Kërkesat rrëzohen në procese gjyqësore, në Gjykatë, në procese administrative. Mbase keni bërë kërkesa që ligjërisht nuk qëndrojnë, por nuk ju takon të etiketoni në mënyrë profesionale. Nëse nuk keni respekt për vete, respektoni partinë e madhe që përfaqësoni.

Marash Logu: S’kemi nevojë për leksione etike e morale që shkeljen e ligjit e kanë bërë rutinë. Këtu nuk vijmë për etikën e njërit apo tjetrit, kemi qëndrimet tona që duhet t’i paraqesim.

Ledio Braho: Edhe një herë, keni të drejtë që ju jep ligji, Kodi Zgjedhor për funksionimin e seancave por pa etiketime. Vijoni të kërkeoni pavlegshmërinë e zgjedhjeve për qarkun Tiranë?

Marash Logu: Kjo është pyetje retorike, sigurisht që i qëndrojmë të gjitha kërkesave. Po për sa kohë që urdhrat politikë vijnë në telefonat e anëtarëve të KAS nga Edi Rama, Taulant Balla dhe Damian Gjiknuri…

Ledio Braho: Nëse keni shqetësim për telefonat, të jeni i hapur, telefonin tim mund ta keni që tani. Por këto nuk janë mesazhet e duhura që doni.

Pas

Uri apo neps? Si të kuptoni diferencën mes tyre dhe sinjalet që jep trupi

Para

Përplasja e Ramës me ministrin gjerman të Shëndetësisë, mediat e huaja: Kryeministri i papërmbajtur

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar