• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Pandemia më fatale për meshkujt e rinj shqiptarë; vdekjet e grupmoshës 35-39 vjeç u rritën 54% në 2020

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Pandemia më fatale për meshkujt e rinj shqiptarë; vdekjet e grupmoshës 35-39 vjeç u rritën 54% në 2020
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Pandemia e Covid-19 ka dhënë pasoja të rënda në rritjen e fataliteteve në vend në vitin 2020, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Totali i jetëve të humbura në vend arriti në një rekord prej 27.6 mijë personash, me një rritje prej 25.8%, ose gati 5.7 mijë persona më shumë.

Por, të dhënat e detajuara të publikuara nga INSTAT për shkaqet e vdekjeve tregojnë se meshkujt kanë qenë më të goditur nga Covid-19. Vdekjet e burrave u rritën me 31.6% në 2020-n, përkundrejt 19.2% të grave.

Si rrjedhojë, meshkujt përbënin 56.2% të jetëve totale të humbura në 2020-n, nga 53.7% në vitin e mëparshëm.

Në të gjithë botën, pandemia ka rezultuar më vdekshmëri më të lartë te meshkujt. Studimet shkencore kanë treguar se të dy faktorët biologjikë (përgjigjet më të forta imune) dhe faktorët e rrezikut të sjelljes (p.sh. pirja e duhanit dhe zakone të tjera të jetesës) i vënë burrat në një risk më të madh për komplikime shëndetësore dhe vdekje, si pasojë e COVID-19. Burrat e kanë dy herë më të lartë rrezikun e vdekjes nga COVID-19, duke u ndikuar nga sërë hipotezash, nga stilet e jetesës dhe faktit që gratë zakonisht kanë sistem më të fortë imunitar, falë hormoneve femërore, si dhe strukturës së kromozomeve.

Grup-mosha e meshkujve 35-39 vjeç me rritjen më të lartë të fataliteteve

Sipas grup-moshave, pandemia ka dhënë pasoja fatale nga mosha 35 vjeç e lart.

Rritjen më të lartë e kanë shënuar humbjet e jetëve të meshkujve 35-39 vjeç, me rreth 54% më shumë se në vitin 2019, kur nuk kishte pandemi. Rritje dyshifrore konstatohet edhe për grup-moshat nga 40-50 vjeç, por me ritme më të ulëta. Ndërsa grup-mosha mbi 60 vjeç ka një shtim të fataliteteve midis 30-40% (shih grafikun: Rritja e vdekjeve 2020/2019, sipas gjinisë dhe grup-moshave).

Të dhënat e tjera të Eurostat, që i publikoi me bazë vjetore tregojnë se në korrik-dhjetor 2020, kur filloi dhe kulmoi vala e pandemisë, vdekjet e meshkujve në vend u rritën me 69% (nga 5,546 në korrik dhjetor 2019 në 9,360 në korrik dhjetor 2020). Në dy muajt e fundit të 2020-s, kishte dhe javë kur humbjet e jetëve të meshkujve ishin tre herë më të larta se në të njëjtën periudhë në vite normale. P.sh, në javën e 49 u regjistruan 611 vdekje te burrat, tre herë më e lartë se e njëjta periudhë e një vit më parë dhe dy herë më shumë se e grave po në javën e 49 të 2020-s (shiko grafikun: Vdekjet sipas javëve, meshkuj).

Tek femrat, rritja më e lartë e fataliteteve ishte për grup-moshën 70-74 vjeç, me 45%. Ashtu si me meshkujt, vdekshmëri të lartë kishte edhe grup-mosha 35-39 vjeç, me 30%. Nga mosha 40-50 vjeç për femrat nuk u shënua asnjë fatalitet shtesë në 2020-n.

Në të kundërt, në 2020-n, vdekshmëria e të rinjve, nën 30 vjeç ka shënuar rënie të ndjeshme, teksa karantina dhe mbyllja e shkollave vlerësohet se kanë ndikuar pozitivisht në këtë drejtim. /Monitor.al/

Screenshot 5 30
Pas

Kafe pa ngrënë? Gabimi më i madh që bëjnë shqiptarët

Para

Rama jep lajmin e mirë/ Publikon videon, çfarë i ka ndodhur spitalit të Fierit

Para
Rama jep lajmin e mirë/ Publikon videon, çfarë i ka ndodhur spitalit të Fierit

Rama jep lajmin e mirë/ Publikon videon, çfarë i ka ndodhur spitalit të Fierit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar