• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Puka feston blerjen e votës” Berisha nxori denoncimin, vjen përgjigja e Rudina Dembacajt: Do ju ftoj personalisht

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Puka feston blerjen e votës” Berisha nxori denoncimin, vjen përgjigja e Rudina Dembacajt: Do ju ftoj personalisht
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha nxori ditën e sotme një denoncim të qytetarit dixhital ardhur në adresë të tij.

Mesazhi fliste për një shfaqje teatrale në Pukë, të zhvilluar në një sallë të mbushur plot dhe pa distancë fizike mes të pranishmëve.





Gjithashtu në tekstin e dërguar, personi në fjalë përmend dhe aktoren e njohur Rudina Dembacaj, e cila është pjesë e shfaqjes që është dhënë në Pallatin e Kulturës në Pukë.

“Puka feston blerjen e votes! Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb”, komenton Berisha dhe më poshtë publikon mesazhin që i ka ardhur nga denoncuesi:

“Mirëmbrëma z.Berisha ! Dua të denoncoj një rast : sot në qytetin e Pukës,në pallatin e kulturës të këtij qyteti,në ambjent të mbyllur,është organizuar një shfaqje teatrale,me pjesmarrjen e Rudina Dembacaj,bashkëshortja e Mark Frrokut,me grupin e saj teatral !! në orë 11 paradite,fëmijët janë nxjerrë nga mësimi,dhe pa dijeninë e prindërve,i kanë quar në shfaqje,ku salla ka qenë e mbushur plot,pa respektuar asnjë lloj distance dhe pa maska,në orën 19,po ky grup teatral,ka dhënë shfaqje për të rriturit,ku dhe aty,salla ka qenë e mbushur plot e përplot ,pa respektuar këtu asnjë lloj mase mbrojtëse !! unë e di që akoma nuk janë hequr kufizimet,pasi ne në rrugë,policia na gjobitë ç’do dite për maska mbrojtëse !!…anonim të lutem…”, shkruan mesazhi.

Por publikimi i këtij statusi, ka shkaktuar edhe reagimin e aktores Rudina Dembacaj, e cila është përgjigjur për ish-kryeministrin Sali Berisha duke e përmendur me emër këtë të fundit dhe thotë se e ‘kanë mashtruar’ lidhur me rastin në fjalë.

“Unë jam malsore dhe nëse do ju kishin informuar më shumë mbi profilin tim ndoshta do ju vinte më natyrale të më përgëzonit e jo të më përdornit emrin pa të drejtë.

Një analizë mllefit të anonimit mbase dhe duhet t’ja kishit bërë pasi edhe në foton që ju vetë keni publikuar nuk ka asnjë organizim me fëmijë.

  1. Berisha, nuk po e marr shumë seriozisht këtë status se kuptoj që jam efekt kolateral i halleve tuaja, por kur të jemi sërish me data të sigurta të shfaqjes do ju ftojmë të na shihni personalisht se mbase ju ndihmojmë ta kaloni me të qeshura dhe ngarkesën tuaj negative”, shkruan Dembacaj.

REAGIMI I PLOTE I AKTORES RUDINA DEMBACAJ

I painformuar Z. Anonim i Z. Sali Berisha,
I mashtruari Z. Berisha,

Nuk kthej kurrë përgjigje për statuse të çdo lloji që kam ndeshur, jo se nuk i lexoj, por sepse mendoj që ky vend është i mbushur me shumë mllef që ti shtohem dhe unë.

Kam zgjedhur humorin dhe këtë mund ta dëshmojnë spektatorët e 158 shfaqeve të deritanishme të Boeing-Boeing. Do doja shumë që këtë shfaqje ta shihnin të gjithë dhe kemi bërë jo pak sakrifica për t’ja dalë mbanë.

Z.Berisha po të ishte i bindur se votat paguhen me të qeshura do kishte investuar më shumë në kohën e tij dhe ndoshta nuk do kishte humbur kurrë, por e vërteta përtej keqpërdorimit të një komedie është se njerëzit nuk jetojnë vetëm për politikën, të gjithë kemi nevojë të qeshim e të gëzojmë.

Kjo shfaqje nuk është një monolog i Rudina Dembacaj e as nje duo me Mark Frrokun. Është produkt i një kasti të mrekullueshëm profesionistësh zgjedhur nga një regjizor i nderuar.

Jam e nderuar për familjen dhe burrin që kam në krah, për dashurinë që kemi për Pukën dhe gjithë Malësinë dhe do ta tregojmë sa herë që mundemi me kulturë apo dhe turizëm. Po ju çfarë bëni??!!

Unë jam malsore dhe nëse do ju kishin informuar më shumë mbi profilin tim ndoshta do ju vinte më natyrale të më përgëzonit e jo të më përdornit emrin pa të drejtë.
Një analizë mllefit të anonimit mbase dhe duhet t’ja kishit bërë pasi edhe në foton që ju vetë keni publikuar nuk ka asnjë organizim me fëmijë.

Z.Berisha, nuk po e marr shumë seriozisht këtë status se kuptoj që jam efekt kolateral i halleve tuaja, por kur të jemi sërish me data të sigurta të shfaqjes do ju ftojmë të na shihni personalisht se mbase ju ndihmojmë ta kaloni me të qeshura dhe ngarkesën tuaj negative.

 

Pas

Sërish shifra të ulëta nga virusi në vendin tonë/ Ja sa viktima dhe raste të reja u shënuan në 24 orë

Para

Kur do të fillojë dhe mbarojë viti i ardhshëm shkollor/ Publikohen datat

Para
Ministria e Arsimit merr vendimin për arsimin parauniversitar/ Ja çfarë pritet të ndodhë

Kur do të fillojë dhe mbarojë viti i ardhshëm shkollor/ Publikohen datat

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar