Dje në mbrëmje analisti i njohur Shpëtim Nazarko paralajmëroi se ‘furtuna’ e SHBA ndaj politikës shqiptare nuk do të ndalet vetëm me goditjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, por sipas tij në shënjestër do të jenë dhe drejtues të lartë.
Sipas tij i dyti do të jetë presidenti Ilir Meta dhe më pas Partia Socialiste, pasi duhet të krijohet një ekuilibër që të mos dëmtohet shteti shqiptar.
“Kanë 30 vite që e kanë katandisur Kosovën dhe Shqipërinë. Elefanti ky hyrë në dyqanin e qelqurinave duhet të bëjë sa më pak vend. Ne sot mund të qërojmë Ramën, por njëkohësisht kemi humbur të gjithë kupolën. I pari që hyri në këtë lojë, Berisha, ka shërbyer si letër lakmusi dhe është pika e dobët.
I dyti që goditet do të jetë Meta. E pas Metës do të jetë e PS, sepse duhet të krijohet një ekuilibër, që të mos dëmtohet shteti shqiptar. Edhe amerikanët dhe evropianët kujdesen që kur të heqin tullat e kalbura të shtëpisë tonë, i heqin me kujdes. Nëse ti i pret kokën Bashës, praktikisht ke lënë vetën pa opozitë”, tha Nazarko.