Ish anëtarja e Kryesisë së PDSH, Valbona Mezini, një nga zërat e fortë që artikuloi e para mungesën e parimeve dhe kolegjialitetit vendimarrës në parti, ka reaguar përmes një statusi në FB, pas konferencës në Rogner të deputetit demokrat, Agron Shehaj, ky i fundit artikuloi nevojën e ndryshimit të lidershipit drejtues në PD, për ti hapur rrugën demokratizimit dhe meritokratizimit të PD-së.
Sikurse Mezini 4 vite më parë edhe sot Shehaj ka artikuluar problemet e ringritjes dhe besimit tek partia më e madhe në opozitë, e cila po vuan fragmentarizimin e pa princip që ndoqi kreu aktual Lulzim Basha.
Shehaj është suprizë në garën për kreun e PDSH, pasi muaj më parë pyetur nga media ai mohoi se ka një ambicie të tillë. Sot deputeti Shehaj artikuloi para mediave nevojën që ka e djathta për të mundur Ramën e ardhur në pushtet. Sipas Shehajt, sot PD është keqmenaxhuar dhe duhet një drejtim i ri, kun ë thelb të njihen kontributet dhe meritokracia e gjithësecilit, duke ngjallur shpresën.
1.
Çfare nënkuptoni ju me këtë status, si ish-anëtare e kryesisë së PDSH, Valbona Mezini dhe ish -Sekretare Politikave për Organizatat Partnere? A egziston mundësia e bashkimit të Demokratëve të larguar nga PD në rast se Kryetar nuk rizgjidhet Z. BASHA?
Në fakt ajo që nënkuptoj është se më bëhet qejfi që njerëz si Z.Shehaj, me pozicione publike marrin guximin të artikulojnë të vërtetat. I mirëkuptoj dhe i mbështes pasi dikur kam bërë të njëjtën gjë.
Dhe mendoj se kjo është e duhura. Ata duhet të luftojnë jo vetëm për veten por mbi të gjitha për vendin. Sikurse i paralajmëroj se pas kësaj beteje nuk do të jenë në të njëjtat pozita si më parë në PDSH. Por kjo nuk duhet ti pezmatojë. Kurrsesi!
Z.Shehaj dhe të gjithë ata miq që kanë dalë në garë pasi i kam miq të gjithë, duhet ta kuptojnë se po bëjnë një betejë të mirëfilltë, jo për veten.
Mundësia e bashkimit ekziston, por varet shumë nga drejtimi apo kryesimi I PDSH-së.
Kush do ta drejtojë atë?
Nëse e merr sërish Luli, më vjen keq ta them pasi ajo strukturë do të mpaket e rrudhet deri në asgjësim.
Sot jashtë PD –së, kanë mbetur potenciale që kanë aksese, që kanë mbështetës, por që ky ishte plani Basha –Rama , gjymtymi të djathtës në opinionin publik dhe shkaktimi pakënaqësive, plan që Basha e zbatoi me përpikmëri, pas marrëveshjes së “17 Majit”.
Kushdo tjetër që do mund të marrë drejtimin e Partisë, por që mua më duket e pamundur, sepse Lulzimi e ka tashmë privatizuar nga mungesa e vazhdueshme e demokratizmit, do të duhet ta bashkojë krejt faktorin e djathtë.
Po ju personalisht?
Personalisht e mbështes z.Shehaj por mbështetja ime është thjesht inkurajim dhe aty ku mundem mund ti bëjë ndonjë votë tek miqtë demokratë që akoma kam në PD.
Si një ndër guximtaret e fjalës së lirë në Kryesinë e PD në të kaluarën, a do të mendonit rikthim?
Nëse përmbyset kjo “miopi” refraktare dhe destabilizuese për qëndrueshmërinë në kampin e djathtë, sigurisht nëse do të duhesha do ti përgjigjesha pozitivisht, ftesës. Unë bëj edhe pa politikë por nëse politika e djathtë ka nevojë për një antikonformiste si unë do tia dedikoja ca vite, për të bërë ca ndryshime, që vendi ka nevojë./ Apel.Media