Nga mosha 28 deri në 32-vjeç ka qenë një nga periudhat më të vështira, për Princ Harryn, ku alkooli, ilaçet dhe sulmet e panikut ishin shumë të pranishme.
Një “makth” ky i treguar me hollësi në dokumentarin e ri “The Me You Can Not See” që transmetohet nga sot në Apple Tv.
Sipas tij, i gjithë ky shqetësim është krijuar si pasojë e vdekjes së nënës së tij, Lady Diana.
“Konsumoja drogë për t’u ndjerë më pak i stresuar”, shtoi Harry, duke u rrëfyer për Oprah Winfrey.
“Nga mosha 28 deri në 32-vjeç mund të them se ishte një nga periudhat më të errëta të jetës time. Doja të bëja gjëra që më bënin të ndihesha më mirë se ç’isha, por me kalimin e kohës e kuptova… Unë po pija jo se më pëlqente, por se kisha nevojë të harroja, të fshihja diçka”, tha Harry, i cili u martua me Meghan Markle në 2018. Ishte ajo që e bindi për të ndjekur programe rehabilitimi.