Ditën e sotme një vajzë e moshës 14-vjeçare ka rënë në një humnerë në fshatin Lipe në Përmet.
Mësohet se e mitura ndodhej aty me prindërit për pelegrinazh me rastin e ditës së “Shën Helenës”, ku ka ndodhur dhe incidenti i rëndë.
Por për fat të mirë, vajza ka arritur të shpëtojë për mrekulli dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën..
Policia ka dhënë dhe informacion për ngjarjen.
“Përmet/Informacion paraprak.
Njoftohemi se rreth orës 11:20, në vendin e quajtur “Shënelenë”, në fshatin Lipe, Përmet, është rrëzuar nga një lartësi shtetasja A. Q., 14 vjeçe, banuese në Përmet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrëfikëse, në bashkëpunim me banorët e zonës, bënë të mundur nxjerrjen e shtetases A. Q., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po mer ndihmën mjekësore në spitalin e Përmetit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.” , bëjnë me dije uniformat blu në njoftimin zyrtar.