Ish-kryeministri Sali Berisha pritet që të zhvillojë një konferencë në orën 18:00 në hotel “Rogner”, pas vendimit të SHBA-së dhe DASH që e shpalli atë dhe familjen e tij, persona non-grata për të hyrë në territorin amerikan.
Ish-kryeministri ka thirrur mediat që të jenë të pranishme.
“Sot në orën 18:00, Sali Berisha konference për shtyp në Rogner (salla Antigonea)!”,-thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit së ish-kryeministrit.