Një gjest tepër simbolik është bërë ditën e sotme në Palestinë. 56-vjeçari izraelit Yigal Yeoshua i ka dhuruar veshkën një 58-vjeçareje palestineze. Transplantimi është kryer me sukses.
Dhurimin e veshkës e ka mundësuar bashkëshortja e Yeoshua pasi 56-vjeçari ndërroi jetë ditën e hënë pasi një tullë i ra në kokë pas bombardimeve dhe e la të vdekur në vend.
Gruaja e identifikuar si Randa Aëeis, u shpreh tejet falenderuese ndaj gruas së burrit që i dhuroi veshkën, e theksoi se ata tashmë, “janë një familje’.
Yehoshua u sulmua teksa shte duke shkuar në shtëpi nga një ngjarje fetare aty pranë.
Në vend që t’i përgjigjej vrasjes së Yehoshua me zemërim të lartë, familja e tij zgjodhi të dhuronte dashuri dhe jetë. Organet e tij u dhuruan njerëzve në të gjithë vendin: mushkëritë e tij një burri 69-vjeçar, mëlçia e tij një gruaje 22-vjeçare, një veshkë Aëeis dhe e dyta 67-vjeçari Itzik Hodera.