Në fillim të seancës plenare, deputeti i opozitës së re Kujtim Gjuzi i bëri një kërkesë të papritur kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.
Ai kërkoi që të thirret në interpelancë ish-kryeministri Sali Berisha pas shpalljes së tij “non-grata” në SHBA dhe akuzave që hodhi dje ndaj George Soros në reagimin e tij.
Por nga ana tjetër Ruçi u përgjigj se nuk mund të bëhen interpelanca me ish-kryeministra dhe as me presidentë.
Kujtim Gjuzi: Në këtë koncept jam i shqetësuar për të marrë një informacion më të detajuar me të gjerë në lidhje me situatën. Nëse mund të publikoni një kërkesë për paraqitjen e Sali Berishës për akuzën që ka bërë ndaj Xhorxh Sorosit për veprimet e tij të dyshimta në Beograd.
Ruçi: Faleminderit zoti Gjuzi, lidhur me kërkesën tuaj, ne nuk mund të bëjmë një interpelancë me ish kryeministra dhe as me presidentë.