• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

“Vendim politik” SHBA shpalli “NON-GRATA” Berishën, Buzhala tregon arsyen: Duan të afrojnë PD me PS

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Vendim politik” SHBA shpalli “NON-GRATA” Berishën, Buzhala tregon arsyen: Duan të afrojnë PD me PS
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari i njohur Berat Buzhala ka folur në lidhje me vendimin e djeshëm të DASH për të shpallur “non-grata” në SHBA ish-kyeministrin Sali Berisha.

Në një lidhje për programin “Radar Informativ”, Buzhala u shpreh se nuk ka logjikë ky vendim tani, në një kohë kur Berisha ka tetë vite që ka dorëzuar pushtetin.

Sipas tij, ky fakt ka të bëjë më shumë me afrimin e PD dhe PS, që duket se ish-kryeministri ka qenë gjithnjë kundër.

PJESE NGA BISEDA

Jonida Shehu: Pse tani ky vendim?

Berat Buzhala: Arsyet e vërteta do ti mësojmë në shtator kur të krijohet qeveria e re. Unë këtë më shumë e shoh si tendencë amerikane për të afruar PD dhe PS. Efektet e saj janë politike. Isha duke kërkuar në google nëse shpallen kryeministra “non grata” pasi nuk janë më në pushtet. Është absurde një person që është larguar pas tetë vitesh shpallet ‘non grata’ për shpërdorim të fondeve. Është vendim politik që Lul Bashën ta afrojnë me PS.

Jonida Shehu: A po fillon një kapitull i ri në politikën shqiptare?

Berat Buzhala: Nuk e besoj që fillon vendosja e drejtësisë me një person që është 77 vjeç dhe është larguar nga pushteti tetë vite më parë. Deri sot nuk kam dëgjuar që dikush duhet penalizuar për retorikë. Nuk jam aspak i bindur që Berisha po penalizohet për korrupsion por për shkak të mos gatishmërisë së tij që e majta dhe e djathta të bëhen bashkë. Berisha është i fundit që ta stigmatizonte si anti amerikan apo që ka nxitur popullin shqiptar kundër Amerikës. Berisha mbahet mend për krijimin e raporteve të mira me Amerikën. Besoj që në moshën 77 vjeçare do e ketë të vështirë ta rikuperojë këtë dëm që i është shkaktuar. Një rikthim i republikanëve në pushtet gjërat përmbysen. Berisha do të ishte i penalizuar përjetësisht nëse do të akuzohej për lidhje me ISIS ai është penalizuar për shkak të Shqipërisë. Nuk po akuzohet si opozitar, por për kohën kur anëtarësoi Shqipërinë në NATO. Nuk them që Berisha është i pastër për nga korrupsioni, por cili lider Ballkanin është i pastër? Por kush është Vuçiç që nuk është non grata, as Gruevski që është i arratisur dhe nuk është “non grata”.

Jonida Shehu: Cila është arsyeja e vërtetë?

Berat Buzhala: Unë mendoj se arsyeja e vërtetë është afrimi i PS dhe PD. Berisha nuk ka qenë shumë i sigurt se çfarë duhet të ndodhë me hierarkinë e PD. Berisha nuk është person që mund të injorohet lehtë. Heshtja e Berishës flet më shumë se kur flet Lul Basha. Më shumë flet heshtja e tij. Në spostimin e Berishës, e kuptoj që edhe Edi Rama mund ta ketë këtë një rol. Por  vetmja logjikë është çlirimi i PD dhe afrimi me PS. Korrupsioni nuk është logjik. Ai është i fundit në listën e të korruptuarve në Ballkan. Në Shqipëri ka më të korruptuar se Sali Berisha, edhe në Kosovë. Të akuzosh dikë për një tender të vitit 2012 edhe ligji i parashkruan. Berisha nuk është anti amerikan, roli historik i Berishës është pozitiv. Ka kontribuar për çështjen shqiptare. Në Kosovë ka një simpati të jashtëzakonshme.

Pas

Mëngjesi i duhur kundër dhimbjeve të kyçeve

Para

Ndodh në Tiranë/ Turistja vjen me pushime, por ngacmohet s eksualisht. Policia arreston 24-vjeçarin

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar