• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Fundi i tmerrshëm i një lidhjeje intime që nisi nga Instagrami/ Studentja nga Tirana përfundon në depresion pasi i dashuri…

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Fundi i tmerrshëm i një lidhjeje intime që nisi nga Instagrami/ Studentja nga Tirana përfundon në depresion pasi i dashuri…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Një 22-vjeçare ka rënë në kurthin e rrjeteve sociale dhe përfunduar me urdhër të menjëhershme mbrojtjeje nga policia e Tiranës, mbas një lidhjeje të krijuar përmes internetit. Vajza me inicialet N.N, me shkollë të lartë, lindur dhe banuese në Tiranë, e njohu partnerin në Instagram, por ajo që e priste më vonë ishte një lidhje ferri.

Dhuna, përpjekjet e herëpashershme për ta kontrolluar e për t’i skeduluar agjendën, e kanë futur të renë në depresion deri ditën kur ajo është gjendur pas një muri. Në një situatë kritike, e frikësuar dhe nën trysinë e përndjekjes, e reja është paraqitur në komisariatin nr. 3 ku dhe rrëfeu problemin e njëkohësisht kërkoi mbrojtje urgjente.

Burimet e Gazetës “Si” hedhin dritë mbi denoncimin e të resë, që e nisi historinë në vitin 2019.

“E njoha djalin me emrin rreth tre vite më parë. Kjo lidhje zgjati rreth deri së fundmi. Njihem edhe me prindërit e tij dhe me ta krijova marrëdhënie shumë të mira. Por ai ishte shumë xheloz , më krijonte llogarinë në Instagram aty ku ne u njohëm, krijoi paranojë nga çdo kontakt në rrjetet sociale”, ka deponuar vajza.

E reja kujton se ish i dashuri e urdhëroi që ajo të dilte nga rrjetet sociale.

“Gati gati e tha me kërcënim këtë gjë. Më pas zbulova se ishte konsumues i rregullt i drogës. Mendova që konsumonte rrallë, por pashë që merrte shpesh drogë me shiringë. Merrte kokainë“, ka thënë ajo.

Duke përshkruar ndjesitë e këtij zbulimi N.N i ka thënë policisë se gjatë lidhjes nën efektin e drogës, disa herë partneri kishte përfunduar në spital.

“Lidhja filloi normalisht, e la drogën, mirëpo xhelozia e tij nuk merrte fund. Më urdhëronte të mos dilja nga shtëpia. Një ditë kërkova të zbrisja për kafe me shoqet e mia që më prisnin, u bë i dhunshëm dhe kundërshtoi”, ka thënë ajo.

Mbas këtij momenti e reja rrëfen në komisariatin nr.3 sipas burimit që e citon atë, se ajo mori vendim që të distancohej. Por nga frika vendosi që ndarjen ta kryente gradualisht dhe jo menjëherë

“E takoja njëherë në tre katër ditë derisa ta lija përfundimisht. Pastaj më rrallë ai po bëhej akoma më i dhunshëm dhe filloi rëndshëm alkoolin. Një ditë nga alkooli gjendja e tij u rëndua dhe e dërguan në spital. Aty vendosa t’i qëndroja pranë dhe t’i jepja dhe një shans lidhjes sonë dhe ne të dyve. Por kur u kthye, ai e la alkoolin dhe rinisi drogën, aty më përfshiu edhe mua”, thotë vajza nga kryeqyteti.

Më tej ajo dëshmon fundin drejt ferrit…

“Fillova të marr antidepresantë në doza të mëdha, pasi nuk po e duroja dot situatën. Një natë bashkë me antidepresantët piva edhe alkool dhe të nesërmen kisha një gjendje humbjeje dhe të fikëti. Prindërit po përpiqeshin të më ndihmonin, më kërkuan që të mos dilja më, por doja ta ndihmoja dhe ta shpëtoja. E ndaj dola”, thotë vajza.

E reja tregon për prindërit se në këtë situatë ata të alarmuar e kanë kundërshtuar dhe kanë vendosur ta mbyllin në banesë. Kjo tentativë e prindërve për ta shpëtuar dhe distancuar dhe që e mbylli 22-vjeçaren brenda katër muajve, zgjati gjatë maujve të verës.

Në dosjen policore që Gazeta “Si” mundi të disponojë, vajza ka deponuar: “Mbas verës fillova ta takoj e ta shoh sërisht djalin, ai po sillej i dashur me mua dhe sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Vazhduam kështu. Kur ai ngelej pa lekë vidhte ndonjë gjë dhe shfaqej. Në mars mësova se përmes mashtrimit ai i vodhi një fëmije 12 vjeç telefonin”.

Policia tregon për Gazetën “Si” në formë jo zyrtare se rezulton nga këqyrja e të dhënave hetimore se për këtë çështje, mbas kallëzimit të fëmijës përmes prindërve të tij, ai ishte arrestuar dhe mbajtur për disa javë në paraburgim derisa gjykata e ka liruar.

‘I dashuri më mori në telefon nga burgu një natë dhe unë e ndihmoja me karta dhe I thashë se kur të dilte duhet të sqaroheshim bashkë. Por edhe kur doli vura re që ai nuk kishte ndyshuar aspak. “

E vendosur, 22-vjeçarja shton se i komunikoi ndarjen dhe se historia e tyre nuk mund të vijonte më.

“Por ai nuk e pranoi vendimin tim, dilte në rrugë, më kërcënonte, më deklaroi se ai nuk mund të jetonte pa e dashur unë, më gjuante. Mbrëmë trokiti në derë të shtëpisë në mesnatë, mami e hapi dhe u traumatizua kur e pa”, thotë N.N.

Policia bën me dije se ka marrë në pyetje prindërit e denoncueses që përmendin se nuk e dinin lidhjen sentimentale të vajzës , deri ditën kur kanë mësuar që ai ishte arrestuar për një telefon.

“I nxitur nga ky informacion delikat dhe I papranueshëm kur mësuam rreth profilit të tij shoqëror biseduam me vajzën dhe u dakordësuam që ajo të ndërpriste çdo lidhje me këtë person”, thotë i ati i cili mbasi konfirmon rrëfimin e të bijës për vizitën në mesnatë të djalit, kujton: “Po shkoja ta merrja vajzën në palestër , por në rrugë pashë një djalë që e tërhiqte nga krahët me forcë dhe për ta evituar konfliktin me këtë person njoftova dy efektivë që i ndesha në rrugë.

Policia thotë se vrapuan për ta kapur të riun por ai u largua me shpejtësi dhe për këtë arsye ai është shpallur në kërkim për përndjekje ndaj ish të dashurës 22 vjeçe.

Megjithatë historia nuk mbaron këtu…./si

Pas

“SHBA-të kanë kapur dashin e kopesë”/ Gazetari: Berisha të mos marrë mandatin e deputetit

Para

Ndryshim temperaturash/ Reshje shiu dhe kthesë e fortë e motit pasdite, ky është parashikimi për sot

Para
Ndryshim temperaturash/ Reshje shiu dhe kthesë e fortë e motit pasdite, ky është parashikimi për sot

Ndryshim temperaturash/ Reshje shiu dhe kthesë e fortë e motit pasdite, ky është parashikimi për sot

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar