Komanda e ushtrisë Amerikane në Europë dhe Afrikë, e cila po udhëheq një ndër stërvitjet më të mëdha ka publikuar në Instagram një histori frymëzuese me dy vajza shqiptare, pilote.
Njëra është nëntogere Armela Murati, e para pilote vajzë në historinë e Forcës Ajrore vajza tjetër është nëntogere ne gardën nacionale te Alabamës pilote e regjimentit të aviacionit 1-131, është shqiptare e Kosovës quhet Valdete Mehanja. Fotoja është shkrepur në bazën ajrore të Farkës, një ndër bazat ku po zhvillohet stërvitja Defender Europe 21.
Komanda amerikane pyet ndjekësit në Instagram nëse shqiptarët janë krenarë për këtë marrëdhënie të tillë.
Kujtojmë se sot në Tiranë qytetarët, kanë raportuar se kanë dëgjuar një zhurmë, e cila bëri që salla operative e policisë të merrte telefonata të shumta nga qytetarët që përjetuan panik për disa çaste. Nuk dihet nëse në bazën e Farkës sot janë ulur avionë luftarak të cilat kanë një zhurmë karakteristike të fuqishme kur fluturojnë me shpejtësi.