• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Hajde se na vranë”, Skerdian Gabrani rrëfen si ndodhi ekzekutimi i 31-vjeçarit: E kisha shok!

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Hajde se na vranë”, Skerdian Gabrani rrëfen si ndodhi ekzekutimi i 31-vjeçarit: E kisha shok!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Skerdian Gabrani, i shpallur në kërkim si autor i dyshuar dhe bashkëpunëtor në vrasjen e 31-vjeçarit, Tauland Gjikaj, është vetëdorëzuar sot në Policinë e Vlorës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 4 mars të këtij viti, në rrugën Transballaknike përballë Gjykatës së Apelit në këtë qytet.

Në një intervistë ekskluzive dhënë për gazetarin e “Top Channel”, Mikel Marsi, ai tregon se vendosi të dorëzohet tani duke qenë në kushte të rënduara psikologjike dhe se kërkon të zbardhet ngjarja.

Gabrani thotë se viktimën e kishte mik dhe se nuk kishte pasur konflikt me të, ndërsa shton se në momentin që është qëlluar nuk e ka kuptuar se nga cila anë është shkrepur arma, pasi viktima kishte qenë i shoqëruar.

Tre autorë të kësaj ngjarje të rëndë dyshohet të jetë Skerdian Gabrani, tashmë i vetëdorëzuar, Hansi Jonuzaj, i arrestuar një ditë pas vrasjes dhe Elton Hajnaj, i cili është ende i shpallur në kërkim dhe personi që në pamje shihet që ka shkrepur armën.

Intervista e plotë:

Çfarë ndodhi në datën 3 mars, para se të ndodhte vrasja e 31-vjeçarit?

Gabrani: Isha te lagja, te gjyqi i vjetër. Në atë kohë vjen shoku im Andi dhe Eltoni. Erdhi aty dhe tha do iki te banka. Unë do zbrisja nga Ohali. Ulem në makinë dhe te rrethrrotullimi shoh një makinë që na afrohet anësore dhe thotë mbaje, mbaje, mbaje. Ishte Taulanti.

I them këtij mbaje pak, çfarë ka. Çfarë ka ky i çmenduar thash unë, ishte si i nervozuar. E ndalon Andi makinën dhe zbres unë. Shikoj këtë me armë në brez, por mbante dorën aty.

Çfarë ke i thash, se as konflikte asgjë, marrëdhënie shumë të mira. Në atë kohë dëgjoj krisma nga mbrapa. E humba unë çfarë të them. Hipim në makinë dhe ikim.

Mania e bëri se do na kishin vrarë të tre, na kishin bërë kurth.

Sa veta ishin?

Gabrani: Unë pash vetëm njërin që zbriti me kobure, por siç flitet kanë qenë dy veta.

U fol që ju ishit në lokal dhe ai erdhi dhe ju kërcënoi. Sa e vërtetë është kjo?

Gabrani: Jo as lokal asgjë sa qenë. Unë jam takuar me këta te gjyqi.

Armët i morët apo i kishit në makinë?

Gabrani: Nuk dija gjë fare për armët. Madje as Manen nuk kam parë me armë e asgjë unë. Në momentin e parë që dëgjova krismat se mora vesh nga erdhën, se pash edhe të tjerë që ishin shokë të këtij këtej dhe thash kush qëlloi. Kur thotë Mania ‘hajde, hajde se na vrarë’.

Ju ishit të maskuar kur dolët nga makina?

Gabrani: As të maskuar e asgjë. Unë kisha dalë me syze. Më vjen keq edhe për viktimën edhe për këtë që ndodhi./tch

Pas

Dikur synonte të ishte kreu i PD-së, Selami kundër Berishës, duartroket vendimin e DASH

Para

Çfarë ka ndodhur? Helmohen 30 studentë të Akademisë së Policisë

Para
Çfarë ka ndodhur? Helmohen 30 studentë të Akademisë së Policisë

Çfarë ka ndodhur? Helmohen 30 studentë të Akademisë së Policisë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar