Një ngjarje e rëndë raportohet te ketë ndodhur në Tiranë.
Mësohet se bëhet fjalë për një 30-vjeçar, i cili ka vendosur ti japë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij.
Nga veprimet e kryera nga policia e kryeqytetit por dhe deklarimet e familjarëve, rezulton se i riu vuante prej kohësh nga depresioni.
Ndërkohë, policia po kryen të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Më datë 18.05.2021, rreth orës 00:15, në rrugën “Joklin Persi”, Astir, në banesë, është vetëvarur shtetasi B. A., 30 vjeç. Nga veprimet e kryera dhe deklarimet e familjarëve rezulton se ky shtetas prej kohësh kurohej nga depresioni”, njofton policia.