• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Është shpallur në kërkim/ Akuzohet për ekzekutimin e Endri Mustafës, kush është Ibrahim Lici

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Është shpallur në kërkim/ Akuzohet për ekzekutimin e Endri Mustafës, kush është Ibrahim Lici
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka mundur që të zbardh vrasjen e Endri Mustafës, i cili u gjet i pajetë buzë liqenit të Shkodrës në zonën e Livadheve gjatë paraditës së djeshme. Në kërkim për këtë ngjarje është shpallur Ibrahim Lici, një person i njohur për policinë. Emri i tij lidhet me ngjarje të bujshme të ndodhura në qytetin e Shkodrës. Ndërkohë në pranga lidhur me vrasjen e Endri Mustafës ka rënë edhe një 15-vjeçar i quajtur Ergys M., 15 vjeç i cili dyshohet se në bashkëpunim me Ibrahim Licin kanë vrarë Endri Mustafën. Po ashtu në pranga ka rënë edhe Edison Arazi, 26 vjeç banues ne lagjen “Salo Halili”, Shkodër, i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen.

Por kush është Ibrahim Lici, i shpalluri në kërkim që kreu vrasjen ?

Ai është prej kohësh i shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në Shkodër më 30 mars 2019. Ibrahim Lici, djali i këshilltarit bashkiak Mustafa Lici dyshohet autori kryesor i vrasjes së dy vëllezërve, ndërsa në atë kohë u vunë në pranga dy bashkëpunëtorët e tij Arsen Stojku 29 -vjeç dhe Mislim Rama 23 -vjeç nga Vau i Dejës.

Astrit Bilali është babai i Astmer Bilali, i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër. Biznesmen i njohur kishte në pronësi të tij një resort hipizmi, pasion të cilin ja ka trashëguar edhe djalit të tij, Astmer Bilali. Vëllai i tij Brahim Bilali ishte ish-kampion i hipizmit, dhe ishte kryetar i Shoqatës ‘2 Prilli’, masakrës së fundit të komunizmit.

Astmer Bilali ish-boksier i Vllaznisë, ra në qendër të vëmendjes së mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku ndërsa kalëronte në resortin e Astrit Bilalit. Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun kur ai mbeti i vdekur nga plumbat ne distance, dhe u dyshua se ishte pikërisht Bilali shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv.

Ibrahim Lici 26 vjeç i dyshuar si personi që më 30 Mars 209 vrau në një atentat vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, është djali i Mustafa Licit. Ky i fundit është anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, i arrestuar më herët për gjobëvënie ndaj tregtarëve në qytetin e Shkodrës.

Por çfarë e lidh viktimën Endri Mustafa me Astmer Bilalin?

Mësohet se Endir Mustafa dhe Astmer Bilali kanë qenë shoku me njëri tjetrin. Emri i tyre del sëbashku në disa ngjarje kriminale.

Viktima është një person i njohur për policinë. Ai është dënuar më parë për plagosje, ndërsa në vitin 2016 u arrestua pasi akuzohej se në bashkëpunim me disa të tjerë kanë grabitur një person duke i marrë sendet personale dhe paratë. Po ashtu u shpall në kërkim edhe Asmer Bilali.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se janë autorë të veprave penale “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M. /abcnews.al/

Pas

Zgjedhjet në PD/ Mund të zëvendësojnë Bashën, ja kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për kryetar

Para

“Ti s’duhet të jesh deputete” Aktivistja e njohur sulmon hapur Grida Dumën, nuk kursen edhe Bashën

Para
“Ti s’duhet të jesh deputete” Aktivistja e njohur sulmon hapur Grida Dumën, nuk kursen edhe Bashën

“Ti s’duhet të jesh deputete” Aktivistja e njohur sulmon hapur Grida Dumën, nuk kursen edhe Bashën

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

nga Fast News
09:30 | 12/11/2025
0

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

nga Fast News
09:00 | 12/11/2025
0

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën,  cilësia “çelësi” për në BE

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën, cilësia “çelësi” për në BE

nga Fast News
08:30 | 12/11/2025
0

Shtatë tiparet e njerëzve me integritet

Shtatë tiparet e njerëzve me integritet

nga Fast News
08:00 | 12/11/2025
0

Recent News

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

09:30 | 12/11/2025
Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

09:00 | 12/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar