Të tjera hitori trishtuese vijnë nga Gaza ku luftohet.
Një mësues atje i ka thënë BBC se jeta në territorin palestinez është jashtëzakonisht e frikshme, ku prej ditësh vijojnë bombardimet.
“Çdo gjë për ne është vërtet e frikshme”, tha Hanan, 26 vjeç. “Sa herë që dëgjojmë një makinë…ose një motor, ndjehemi të frikësuar se ndoshta ata do ta godasin këtë makinë ose do të godasin këtë person që është brenda makinës. Pra, është shumë e frikshme për ne, nuk mund të flemë.
Është vërtet e vështirë kur dëgjojmë një sulm ajror. Gjëja e parë që bëjmë është të mblidhemi së bashku si familje dhe të gjejmë vendin më të sigurt, por nuk ka vend të sigurt kur ka një sulm ajror. Ne mblidhemi së bashku dhe nëna ime thotë gjithë kohën “nëse do të vdesim le të vdesim së bashku,” rrëfen ai.