Pak orë pas mesnatës që lamë pas, në Tiranë ka ndodhur një aksident i rëndë automobilistik.
Policia bën me dije se në rrugën “Sulejman Delvina” , 33-vjeçari R.K., ka humbur kontrollin e mjetit e ka dalë nga rruga.
Për pasojë, i riu ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 01:30, në rrugën “Sulejman Delvina” shtetasi R. K., 33 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.