• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Mero Baze bën deklaratën: Basha u ka privuar demokratëve të drejtën e votës, ja si e ka filluar fushatën 

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Mero Baze bën deklaratën: Basha u ka privuar demokratëve të drejtën e votës, ja si e ka filluar fushatën 
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme vendosi që data 13 qershor të jetë data e zgjedhjes së kryetarit të ri të Partisë Demokratike.

Mirëpo, për gazetarin Mero Baze, zgjedhjet të cilat do të zhvillohen në më pak se 1 muaj e bëjnë fakt të kryer rizgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të partisë, pasi në këtë forcë politike nuk do të zhvillohen zgjedhje të lira.

Në një postim në rrjete sociale, gazetari shkruan se askush nuk ua ka privuar demokratëve të drejtën e votës më shumë se sa Lulzim Basha, teksa shton më tej se kryedemokrati e ka filluar fushatën me banda, duke rrahur te dera e partisë ata që e kritikojnë.

Shkrimi i plotë:
Më 2017 Lulzim Basha nuk hynte në zgjedhje me pretendimin se ato duheshin shtyrë ngaqë PD nuk ishte gati. Hyri në çadër dhe betohej se nuk do hynte në zgjedhje pa larguar Edi Ramën dhe pa I shtyrë ato. Më në fund Edi Rama u ul me të për dy tri orë, I dha ca benefite personale në raport me partinë dhe ai hyri në zgjedhje.

Më 2019, përsëriti të njëjtën gjë. Nuk hynte në zgjedhje lokale, pa ikur Edi Rama, dhe pa I shtyrë zgjedhjet. I erdhi në ndihmë dhe Ilir Meta I cili I “çdekretoi” zgjedhjet e 30 Qershorit dhe i dekretoi më 23 tetor.

Edi Rama nuk e përfilli më, po vazhdoi punën duke kryer zgjedhjet.

Pra në dy palë zgjedhje, për të cilat ka krijuar situatë dramatike, argument kryesor ka pasur shtyrjen e zgjedhjeve.

Sot, brenda dy orësh mblodhi Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, dhe pas humbjes së përsëritur të zgjedhjeve shpalli zgjedhjet e reja në PD, brenda më pak se një muaji, për ta bërë fakt të kryer rizgjdhjen e tij.

Gjithë mbështetësit e tij I ka caktuar në Komisionin e zgjedhjes së kryetarit, dhe rivali  I tij I mundshëm ka kohë të bëj fushatë nga 24 Maji deri më 13 Qershor, duke I kthyer zgjedhjet në një formalitet.

Pra pikën më të vështirë që Lulzim Basha ka në debatin publik, dhe që është cilësia e zgjedhjeve të 25 Prillit, ai kishte mudnësi ta bënte të besueshme, duke bërë vet zgjedhje të lira, të drejta, transparente dhe një garë reale brenda PD.

Ai po bën tërësisht të kundërtën.

Së pari nuk po bën një garë të lirë, pasi as formalisht nuk ka dhënë dorheqje nga kryetar, atë që i kërkonte në fakt pa të drejt kryeministrit kur nuk hynte në zgjedhje. Se kryeministrat nuk japin dorheqje para zgjedhjeve, por kryetarët brenda aprtive, po.

Biles as është “ngrirë’ siç u tall herën e shkuar. Është aq  I frikësuar se po doli një ditë nga zyra, mendon se nuk e lënë të kthehet sa po bën garë me veten si kryetar.

Nuk po bën asnjë garë transparente edhe pse ajo nuk është një garë. Zgjedhjet do të drejtohen nga Jemin Gjana, I cili është kthyer në një “qenë roje” të karriges së tij, duke sulmuar këdo që tenton të garojë dhe dy besnikë të tjerë të Bashës.

Por mbi të gjitha ai nuk lejoi të hapej garë reale dhe debat real brenda PD për të ardhmen e saj, duke shijuar lëpirjet e atyre që ka rrotull dhe heshtjen e Berishës.

Lulzim Basha po nxiton ta mbyll  debatin brenda PD, nga frika se zgjatja e tij do të shtojë zërat kundër . Ai humbi rastin ta përdorte zgjedhjet brenda PD, për të bërë kontrast me akuzat që bën për zgjedhjet  e 25 Prillit.

Sot ai provoi që nuk do lejojë zgjedhje në PD, nuk do lejojë garë dhe mbi të gjitha nuk do të lejojë të ketë rivalë real.

Dhe kjo është një mbyllje goje për çdo ankese që ndonjë demokrat mund të ketë për 25 Prillin. Zgjedhjet e 25 Prillit janë ku e ka larg për nga gara, transparenca dhe standarti se këto që bën Lulzim Basha brenda PD. Askush nuk ua ka privuar demokratëve të drejtën e votës më shumë se Lulzim Basha. Bile për ta kompletuar, e ka filluar fushatën me banda, duke rrahur tek dera e partisë, ata që e kritikojnë.

Pas

Njihuni me vajzën që ndërton varka druri/ Do të mbajë logon “Made in Albania” 

Para

Alergjitë stinore/ Ja kujdesi që duhet treguar

Para
Alergjitë stinore/ Ja kujdesi që duhet treguar

Alergjitë stinore/ Ja kujdesi që duhet treguar

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar