Zjarr në një banesë në Tiranë.
Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur në rrugën e Dibrës, në katin e 6 të një pallati.
Për fat të mirë si pasojë e flakëve raportohen vetëm dëme materiale.
Në njoftimin zyrtar policia ka dhënë detajet e para.
“Me datë 02.05.2021, në rrugën e Dibrës ka rënë zjarr në katin e 6 të një pallati ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për banorët.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga Grupi Hetimor për përcaktimin e rënies të zjarrit.”, bëjnë me dije uniformat blu.





