• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

“Moment historik” Ursula del Leyen jep lajmin e madh: Shansi i shekullit për Europën

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
“Moment historik” Ursula del Leyen jep lajmin e madh: Shansi i shekullit për Europën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

BE-ja dëshiron ta ringjallë ekonominë e saj me ndihma prej 750 miliardë eurosh. Projektet pas pandemisë COVID-19 do të përqendrohen tek mjedisi dhe digjitalizimi.

Ursula von der Leyen e quajti fondin e rindërtimit prej 750 miliardë eurosh si “shans të shekullit për Evropën” dhe “një moment historik”.

Edhe nëse shumë do të zgjidhnin me siguri fjalë më pak entuziaste sesa presidentja gjermane e Komisionit të BE-së, një gjë është e sigurt: Fondi i Shpëtimit Covid-19, i quajtur Next Generation EU (NGEU) – Brezi tjetër BE, është një risi, sepse për herë të parë BE-ja po merr borxhe të përbashkëta. Gjatë krizave të tjera, si kriza financiare një dekadë më parë, kjo ishte e paimagjinueshme.

Por përpara se 27 vendet e Bashkimit Evropian të marrin para nga ky fond – më shumë se gjysma e tyre si grante, pjesa tjetër si hua me përqindje të ulëta – duhet që të gjitha vendet anëtare të paraqesin planet e tyre të hollësishme se si duan t’i përdorin miliardat.

Për paraqitjen e këtyre planeve Komisionin Evropian kishte caktuar si datë orientimi 30 prillin, por deri tani vetëm pesë nga 27 vendet anëtare kishin dërguar dokumentet përkatëse në Bruksel.

Institucionet e BE-së kanë përcaktuar që 37 për qind e shumës që do të marrë secili vend duhet të përdoret për mbrojtjen e klimës dhe 20 për qind për ndryshimin digjital, të dyja këto janë çështje thelbësore të Komisionit aktual të BE. Një kusht tjetër për të cilin këmbënguli veçanërisht Gjermania është që paratë duhet të jenë të ndërvarura prej reformave.

Programe për rimëkëmbjen e ekonomisë

Gjermania do të marr nga fondi rreth 28 miliardë euro, 25.6 prej të cilave janë grante që nuk kanë nevojë të shlyhen. Në krahasim me programin stimulues të Gjermanisë për ekonominë që kushton 130 miliardë euro, kjo nuk është ndonjë shumë e madhe.

Nga pikëpamja ekonomike për Gjermaninë është shumë më e rëndësishme që shtetet e tjera të BE-së të mos bien në krizë të thellë për shkak të pandemisë. “Gjermania do të jetë e suksesshme vetëm nëse Evropa është e suksesshme”, është një fjali që ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, e përsërit shpesh gjatë pandemisë.

Për ta theksuar edhe një herë këtë Ministri gjerman i Financave Scholz i prezantoi planet përkatëse në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij francez Bruno Le Maire. Franca, fqinji i Gjermanisë, është një partner i rëndësishëm në rrjetin e vendeve evropiane.

Le Maire njoftoi se Franca do ta shpenzojë gjysmën e parave të BE për mbrojtjen e klimës. Një e katërta e parave është caktuar për ndryshimin digjital. Franca gjithashtu planifikon të mbështesë të rinjtë, për shembull përmes trajnimeve profesionale. “Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se të rinjtë po mabjanë barrën më të madhe të krizës. Ne u kemi një borxh dhe do t’ua paguajmë”, tha Bruno Le Maire.

Italia përfituesja kryesore

Franca do të marrë rreth 40 miliardë euro si grante. Franca renditet kështu në vendin e tretë të përfituesve më të mëdhenj pas Spanjës dhe Italisë. Këto para do të përbëjnë rreth 40 përqind të programit francez të rindërtimit France Relance që kap shumën 100 miliardë euro.

Me rreth 200 miliardë euro Italia merr pjesën më të madhe nga fondi i rindërtimit.

Më shumë se gjysma e shumës janë hua afatgjata. Arsyeja për këtë është që t’i mundësojë Italisë të marrë përmes BE-së më lirë hua në tregun e kapitalit sesa nëse do t’i merrte huatë vetë. /DW/

Pas

“Kishte skenarët e tij dhe jo të opozitës” Kandidatja e LSI del kundër Lulzim Bashës

Para

Sot nuk humbi, por fitoi politikani Astrit Patozi/ Humbi Shqipëria më 25 Prill

Para
Sot nuk humbi, por fitoi politikani Astrit Patozi/ Humbi Shqipëria më 25 Prill

Sot nuk humbi, por fitoi politikani Astrit Patozi/ Humbi Shqipëria më 25 Prill

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

nga Fast News
13:30 | 15/11/2025
0

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

nga Fast News
13:00 | 15/11/2025
0

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

nga Fast News
12:30 | 15/11/2025
0

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

nga Fast News
11:50 | 15/11/2025
0

Recent News

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

13:30 | 15/11/2025
A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

13:00 | 15/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar