Këngëtari Lil Nas X ka arritur këtë javë majat e renditjeve muzikore me hitin e tij “Montero (Call Me By Your Name)”. Si për ironi të fatit, kënga është bërë hit e listës më të dëgjuara edhe në Arabinë Saudite. Në këtë vend, shfaqja e hapur e dashurisë për të njëjtin seks apo dhe sjelljet private homoseksuale dënohen me vdekje.
Në videon e këngës artisti kërcen në mënyrë erotike me “Satanin” dhe subjekti i saj është kontestuar si ‘imoral’ nga shumë vende të botës, edhe pse ka një melodi të kapshme për veshin dhe tashme është renditur e para në rreth 200 territore.
Sipas Apple Music, kënga është muzika më e luajtur në mbretërinë konservatore muslimane, e cila njihet për zbatimin rigoroz të ligjit Sharia, ku homoseksualiteti konsiderohet si ekstremizëm dhe seksi homoseksual mund të dënohet me vdekje.