• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

U përplas rëndë me presidentin/ Yuri Kim “injoron” heshtjen zgjedhore, i mbërrin në zyrë Bashës

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
U përplas rëndë me presidentin/ Yuri Kim “injoron” heshtjen zgjedhore, i mbërrin në zyrë Bashës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbërritur para pak minutash në zyrën e kreut të PD-së Lulzim Basha. Vizita e Yuri Kim në zyrën e Bashës, vjen një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

Takimi mes Kim dhe Bashës vjen pas përplasjes që ajo ka pasur me presidentin e Republikës Meta, prej të cilit ka kërkuar që të mos bëjë thirrje për dhunë.

Mbrëmjen e kaluar,  presidenti Meta u shpreh se ambasadorja Kim e kishte kërcënuar, duke i thënë se ”kemi disa gjëra për ty”, ndërkohë që kreu i shtetit kërkoi që ajo të mos e mbrojë kryeministrin Edi Rama dhe të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë.

“Tani live sapo me shkruajti Ambasadorja Yuri Kim per te mos permendur me sfurqet. I them Ambasadores amerikane live qe te mos marre me ne mbrojtje Edi Ramen”, deklaroi presidenti Meta në një studio televizive.

Pak minuta më pas edhe ambasadorja amerikane ka publikuar një koment në rrjete sociale.

“Është e papranueshme për këdo që kërcënon se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal” – shkroi Kim. Kaq ka mjaftuar që Meta të lëshojë një sërë akuzash ndaj ambasadores LIVE.

“Meqe me dergoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbeshtetë më Edi Ramen. Meqe jam transparent po ju them edhe nje fakt qe Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës.

E perqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll nderhyre ne punet e brendshme te Shqiperise ne kete menyre te njeanshme. Ajo më ka marrë në telefon dhe më ka kërkuar të mos e publikoj një letër për Dvoranin dhe që ta emëronin atë sërish në KED dhe më tha që “dimë disa gjëra për ty”.

Unë kam dalë menjëherë dhe e kam nxjerrë letrën dhe i kam thënë asaj që të nxjerrë cfarë ka për mua. Ia kam thënë qartë. Zonjë je këtu për marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Amerikës dhe jo të Serbisë me Amerikën. Mos vazhdo të mbështesës Edi Ramën”, tha Meta me tone të larta.

“Janë 100 ambasada të mbajnë vendin e tyre. Nëse SHBA kanë një problem me mua siç thotë ky qen bir qeni çuni i Kristaq Ramës, SHBA nëse kanë gjë me mua, se ky nxjerr spiunët e UDB-së, Ffrrok Çupin me shokë. Ilir Meta e di që nuk është i pavdekshëm, nuk jam nga ata që mendojnë se jam i pavdekshëm, se kur ka vdekur dhe Skënderbeu, jo më Ilir Meta. I kam thënë që nëse keni gjë me mua më lajmëroni nëse e keni se unë e di që ju më vrisni nëse doni. Por të paktën, më çoni te Mali me Gropa dhe më lëshoni një raketë që të mos dëmtoni njerëzit e tjerë. Takimin e parë ia kam thënë zonjës, moj zonjë, je këtu për marrëdhëniet mes Shqiëprisë dhe Amerikës dhe jo mes Serbisë dhe Amerikës,” vijoi Meta.

Pas

Bëri gjëmën/ Arrestohet një nga trafikantët më të mëdhenj dhe rrezikshëm në botë

Para

Një burrë dremit para selisë së PD, Rama bën komentin epik: Flasim kur të zgjoheni të hënën nga dreka

Para
Një burrë dremit para selisë së PD, Rama bën komentin epik: Flasim kur të zgjoheni të hënën nga dreka

Një burrë dremit para selisë së PD, Rama bën komentin epik: Flasim kur të zgjoheni të hënën nga dreka

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Recent News

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025
Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

09:33 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar