Policia në Brazil ka vënë në pranga një nga trafikantët më të mëdhenj në botë, vetëm 5 muaj pasi ai u arratis nga burgu me ndihmën e një dokument të rremë të lirimit të parakohshëm.
Trafikanti João Filipe Barbieri u dënua për pjesëmarrje në një bandë e cila kontrabandonte qindra pushkë nga SHBA-ja, që ndodheshin të fshehura në pajisjet e pishinës.
Sipas BBC, Barbieri u gjet në shtëpinë e së ëmës në një nga lagjet më të varfra në afërsi të Rio de Janeiro. Mësohet se udhëheqësi i bandës është njerku i tij, i cili njihet si Lordi i Armëve.
Banda u godit para katër vitesh, konkretisht në vitin 2017 pasi një kontejner me 60 pushkë të stilit ushtarak që ishte dërguar nga Miami u përgjua në aeroport. I konsideruar si një nga anëtarët kryesorë të bandës, Barbieri u dënua me 27 vjet burg për shumë akuza, përfshirë këtu edhe trakun e armëve.
Ishte nëntori i vitit 2020, kur ai arriti të dilte nga një burg i sigurisë së lartë në Rio, pasi falsikoi dokumentin gjyqësor për të urdhëruar lirimin e tij të parakohshëm.
Shefi i policisë Mauro César tha në një konferencë për shtyp se Barbieri më pas e kaloi kohën në tre shtete të ndryshme por nuk kishte më para. Ndodhur në këto kushte, ai u kthye në Rio ku kërkoi rreth 500 mijë reais (90 mijë dollarë) që ia kishin borxh trafikantët e drogës por ai ishte nën mbikëqyrjen e policisë.
Ai u arrestua gjatë një operacioni policor ditën e mërkurë në qytetin Niterói, që ndodhet 9 kilometra nga Rio.