Opinion nga Valbona Mezini
Bindja Demokratike, një nga partitë e cila promovoi në këto zgjedhje të rinj intelektualë nga profesione të ndryshme janë aset i çmuar për vendin.
Politika thonë se është arti I mashtrimit. Në fakt mashtruesit të tillë e kanë trajtuar atë. Ata I kanë vënë asaj fytyrën e tyre dhe shpesh thonë se politika është imorale apo e korruptuar.
Kjo nuk është e vërtetë!
Sigurisht!
Në vitet e fundit emigrimi masiv i shqiptarëve solli një eksod të ri i rikthyer sikurse ai i viteve 90’, kur shqiptarët nga pamundësia ekonomike, ia mbathnin nga sytë këmbët, ku të mundeshin.
Por sot pas 30 viteve sërsiht shqiptarët e keq qeverisur të vjedhur sa më ska poi a mbathin duke zbrazur fshatrat e qytetet, kun ë çdo familje ka një emigrant apo në shumë fshatra shtëpitë kanë mbetur me nga një të moshuar.
Në këto zgjedhje parlamentare, Bindja Demokratike sjell tek shqiptarët një ekip dinjitoz me intelektualë të rinj.
Këta pritet të jenë armata e madhe e Bindjes për të çuar përpara nevojën për transformim të vendit dhe zbatimin e shumë reformave elektorale.
Ai vjen përmes një interviste që ia çensuruan…
Kam përfunduar studimet e larta për inxhinieri Nafe dhe Gazi aktualisht jam në përfundim të diplomës Master Shkencor ne të njëjtën degë. Gjatë ciklit të studimeve kam arritur të klasifikohem si student ekselence gjë qe më ka shërbyer në aspektin profesional, por njekohësisht kam formuar një mendim kritik mbi situatën politike në Shqipëri. Kam qënë një pjesmarrës aktiv në protestën studentore dhe sot kam vendosur të kontribuoj për vendin tim duke i kushtuar atij intelektin, kohën dhe energjinë time.
Ajo tregoi se një komb që proteston është një komb që fiton kundrejtë arrogancës politike. Prandaj ndiehem shumë optimist kur mendoj se ata student që ishin në shesh duke protestuar dy vite me parë neser do të jene qytetar të përgjegjshëm të këtij vendi. Qytetarë që do të sjellin ndryshim.
-Fatkeqësisht shoh një tendencë të të rinjëve të sotëm për tu distancuar nga politika dhe kjo më shqetëson. Më shqetëson sepse unë e shoh shpresën tek të rinjtë si unë të cilët kanë deshirën për të bërë dicka ndryshe në Shqipëri. Nese të rinjtë qendrojnë larg politikës atëher ajo do vazhdoj të prodhojë të njejtat rrezultate si keto 30 vite. Të rinjtë duhet të kuptojnë që nuk është politika e keqja e madhe e këtij vendi por janë politikanët dhe pikërisht këta të fundit duhet te zvendësohen prej tyre.
Një problematik tjeter e rinis është mungesa e meritokracisë. Sikur të mos mjaftonte mungesa e politikave që nxisin punësimin e të rinjeve ata duhet të përballen edhe me mungesën e meritokracisë kur shkojnë të aplikojnë për vendin e punës. Gjatë këtyre ditëve kam njohur mjaftë të rinjë të cilët tregojnë sesi vendet e punës janë uzurpuar nga militantë politike dhe njerëz të paaftë që kanë lidhje me pushtetin.
-Të rinjte do i mbante shpresa për nje jetë dinjitoze, për një punsim meritokratik dhe dëshira për të jetuar ne nje vend ku sherbimet baze si shendetsia,arsimi dhe drejtesia të ishin ne nje standart më te larte sesa sot. Duhet nje standart i cili nuk eshte i bazuar mbi shërbimin ne këmbim të korrupsionit por një sherbim i bazuar ne një kod diontologjik dhe ligjet e shtetit shqiptar. Ne te gjithë e dimë që origjina e problemeve në shqiperi është politika, klasa e vjeter politike prandaj qasja e duhur per te shtruar rrugen drejte nje prespektive me te mire për të ardhmen e Shqiperise është zgjedhja e një klase politike të re. Me te rinje te shkolluar dhe atëdhetar.
Vendosa të kandidojë në listat e Bindjes Demokratike pasi është i vetmi subjekt politik qe garon me lista 100% të hapura. Cka do të thotë që numrat e kandidatëve në lista janë konvencional pra nuk kanë rendesi, pasi të gjithe kandidatet jane të barabarte dhe në parlament shkon ai që ka një vote me shume.
Une dua të jem një zë për problematikat dhe shqetësimet që kanë banoret e qarkut Berat dhe të punoj fort në lobimin dhe ndërtimin e politikave për zgjidhjen e tyre.
-Sistemi zgjedhor qe ka vendi sot nuk i përkrahë të rinjtë. Kjo pasi duke i mbajtur listat e mbyllura apo pjesërishtë të hapura sic i quajnë këtë vitë , kryetari i partisë i vetëm vendos se kush do të kandidojë e kush jo. Ky centralizim i pushtetit ka bërë që ne listat për deputet të kemi pasur ata persona që paguajn më shume duke humbur cdo bazë demokratike mbi atë cfarë një kandidat për deputet duhet të përfaqsojë. Të rinjte futen nëpër lista vec për propagande, për të thëne qe shiko se ne kemi të rinjë por pozicionimi i tyre në këto lista ështe formal. Pra ata nuk kanë mundesi reale për tu zgjedhur. Fatmiresisht sikurse e thashe më sipër Bindja Demokratike e ka luftuar këtë dukuri duke krijuar barazi nëpërmjet kandidatëve të saj ne lista. Si une që jam numri 7 si ai i fillimit që është numri 1 të dy kemi shance të barabarta për tu futur në parlament. Përfason njerëzit ai që votohet më shume.
-Realiteti i fushatës elektorale është i ashpër. Nga njëra anë ke një student i cili sapo ka përfunduar arsimimin dhe kërkon ti shërbej komunitetit dhe nga ana tjetër ke nje klas të vjetër politike që e ka rrenuar këtë vend duke u pasuruar ne kurriz të tij. Kuptohet se nga anon balanca e pushtetit dhe fuqis, por unë jam i vendosur ti shkojë deri në fund rrugës qe kam nisur me dinjitet dhe kokën larte. Unë nuk ble vota me para, nuk ofroj ndere apo punsim ne kembim të votës, nuk bëj premtime boshe por zotohem të jem gjithmon prane njerëzve për cdo problem që ata do të kenë ne këtë vend të mbushur me probleme.
Prandaj i qendrojë fort faktit qe e vetmja menyre që këto probleme të zgjidhen është përkrahja e të rinjëve dhe ndeshkimi me votë i klasës së vjetër.
