Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Premtonin viza dhe pasaporta shqiptare për të huajt/ Përfitonin deri në 1500 euro, policia arreston falsifikatorët

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Premtonin viza dhe pasaporta shqiptare për të huajt/ Përfitonin deri në 1500 euro, policia arreston falsifikatorët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka arrestuar një grup falsifikatorësh me banim në Tiranë. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ato akuzohen se u premtonin shtetasve të huaj viza dhe pasaporta shqiptare në këmbim të oërfitimeve deri në 1500 euro.

Mësohet se në pranga kanë rënë Diamanta Çakmak, 39 vjeçe, e cila ishte edhe kryetarja e grupit, Emir Altug, 32 vjeç dhe Argent Disha, 36 vjeç.

U sekuestruan një pasportë që i përket një shtetasi të huaj, një vizë e dyshuar e falsifikuar, dy aparate celular dhe dokumente të ndryshme në funksion të aktivitetit kriminal.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Visa”.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Visa”, si rezultat i të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D. Ç., 39 vjeçe, E. A., 32 vjeç dhe A. D., 36 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur u bë pasi shtetasja D. Ç. (e dyshuar si organizatore), nëpërmjet kamuflimit me një aktivitet tjetër tregtar, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë, u ka premtuar disa shtetasve të huaj pajisjen e tyre me dokumentacion si viza, leje qëndrimi dhe përfitimin e shtetësisë shqiptare kundrejt shumave të konsiderueshme që varionin nga 1000 deri 1500 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pasportë që i përket një shtetasi të huaj, një vizë e dyshuar e falsifikuar, dy aparate celular dhe dokumente të ndryshme në funksion të aktivitetit kriminal.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave”, “Falsifikimi i vulave stampave, formularëve ose vizave”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorim detyre”, në ngarkim të 3 shtetasve të lartpërmendur.

Pas

 Edi Rama tregon numrat e kartës së tij ID: Kujt i duhet ky numër?  

Para

“Bindja Demokratike, strategji për ndryshimin me ndihmën e të rinjve”

Para
“Bindja Demokratike, strategji për ndryshimin me ndihmën e të rinjve”

"Bindja Demokratike, strategji për ndryshimin me ndihmën e të rinjve"

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Lajmi i mirë për ish-të përndjekurit, ministri Malaj: Brenda 4-5 viteve mbyllim plotësisht 6 mijë dosje

Lajmi i mirë për ish-të përndjekurit, ministri Malaj: Brenda 4-5 viteve mbyllim plotësisht 6 mijë dosje

nga Fast News
12:03 | 07/05/2026
0

Tatimet aksion tek bizneset në turizëm, ja kush rrezikohet

Tatimet aksion tek bizneset në turizëm, ja kush rrezikohet

nga Fast News
11:56 | 07/05/2026
0

Bordi i Transparencës vendos uljen me 10 lekë të çmimit të naftës

Bordi i Transparencës vendos uljen me 10 lekë të çmimit të naftës

nga Fast News
10:52 | 07/05/2026
0

44.5% e familjeve me fëmijë në Shqipëri në rrezik varfërie, dy herë më e lartë se mesatarja e BE

44.5% e familjeve me fëmijë në Shqipëri në rrezik varfërie, dy herë më e lartë se mesatarja e BE

nga Fast News
09:25 | 07/05/2026
0

Recent News

Lajmi i mirë për ish-të përndjekurit, ministri Malaj: Brenda 4-5 viteve mbyllim plotësisht 6 mijë dosje

Lajmi i mirë për ish-të përndjekurit, ministri Malaj: Brenda 4-5 viteve mbyllim plotësisht 6 mijë dosje

12:03 | 07/05/2026
Tatimet aksion tek bizneset në turizëm, ja kush rrezikohet

Tatimet aksion tek bizneset në turizëm, ja kush rrezikohet

11:56 | 07/05/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora