• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Çfarë po u mësojmë këtyre të rinjve?! Në këtë filmim janë zyrtarët dhe politikanët e nesërm. Atyre u edukohet gënjeshtra, dyfytyrësia, mungesa e përgjegjësisë ligjore

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
VIDEO/ Çfarë po u mësojmë këtyre të rinjve?! Në këtë filmim janë zyrtarët dhe politikanët e nesërm. Atyre u edukohet gënjeshtra, dyfytyrësia, mungesa e përgjegjësisë ligjore
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ligjet dhe rregullat janë për të tjerët, për atë popullin budall atje jashtë, jo për ne këtu brenda. Ne jemi “familja” mbi ligjin, sepse ne jemi pushteti, ne na mbron partia, kryeministri…

Kjo është ajo që u edukohet të rinjve në këtë video.

Nuk ka aspak rëndësi nëse bëhet fjalë për PS, PD, LSI apo ndonjë parti tjetër. E kanë të gjitha këtë sjellje.

Problemi është i mprehtë, jo thjesht partiak; ai mbart pasoja të rënda sociale, sepse kjo sjellje ndikon drejtpërdrejt në formimin e këtyre të rinjve që sot militojnë në struktura partiake.

Lidhet ngushtësisht me të ardhmen, që themi se e dëshirojmë ndryshe nga e sotmja. Sepse në këtë turmë janë politikanët dhe zyrtarët e nesërm.

Atyre u mësohet gënjeshtra.

U mësohet dyfytyrësia, mungesa e përgjegjësisë ligjore, mungesa e transparencës; u mësohet që ka dy standarte të sjelljes, një para medias apo publikut dhe një “brenda partisë”, u mësohet madje edhe të sulmojnë shokët që mund t’i thyejnë këto udhëzime antiligj dhe antimoral.

Nuk ka rëndësi cili portal e transmeton dhe pse e transmeton; i njohim dhe i dimë arsyet, por për fat të keq kjo nuk e ndryshon të vërtetën që shfaqet e qartë dhe brutale në këto filmime.

A e pyesin veten këta edukatorë me mikrofonë në duar: bashkëmoshatarët e këtyre të rinjve jashtë kësaj salle, çfarë mendojnë kur shohin këtë video nëpër portale? Po prindërit e tyre?

Ndiqni videon dhe jepni gjykimin tuaj, por jo me patetikën militante dhe mediokre të njërës apo tjetrës parti apo partiçkë, por me frymën e përgjegjësisë për të ardhmen politike të vendit/ gazeta Dita

Pas

Itali/ Humb jetën 57-vjeçari, u helmua nga djali i partneres së tij. Bleu në internet…

Para

Rritje rekorde e ekonomisë kineze në çerekun e parë të vitit

Para
Rritje rekorde e ekonomisë kineze në çerekun e parë të vitit

Rritje rekorde e ekonomisë kineze në çerekun e parë të vitit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar