Partia Demokratike ka vijuar edhe ditën e sotme kundërshtimin e fortë të reformës në drejtësi. Këtë herë është kryetari i forumit rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, që ka bërë një denoncim të fortë. Në një postim në facebook, Këlliçi ka treguar se gjyqtari, Arben Micko, që vendosi për dënimin e 20 protestuesve është u lidhur me Partinë Socialiste.
Këllici ka treguar lidhjen familjare të Mickos, i cili është i ati i nënkryetarit të FRESSH, Artur Micko, duke përbërë kështu një njollë të madhe për reformën në drejtësi sipas Këlliçit.
“Drejtesia e Edi Rames, burg per protestuesit dhe pushtet per kriminelet! Sot babai i nenkryetarit te FRESSH-it Artur Micko, gjyqtari politik i Rilindjes Arben Micko, mbajti ne burg 20 protestues. Drejtesia e Edi Rames dha burg per ata qytetare qe protestojne per liri dhe te drejta themelore, e jep pafajesi per kriminelet, trafikantet, hajdutet e perdhunuesit.
Burg per protestuesit e unazes, asnje akuze per hajdutet e 40 milione eurove per 2km rruge te unazes. Burg per protestuesit qe duan zgjedhje te lira dhe te ndershme, asnje hetim per bleresit e votave ne bashkepunim me krimin, Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, etj. Dosja 339 dhe 184 dhe kapja politike e drejtesise i kane mbyllur Shqiperise deren e Europes. Krimi i lidhur me politiken po rrezikon kthimin e vizave per shqiptaret. Asnje gjygjtar politik i Edi Rames nuk na ndal dot! Perkundrazi, na shton vendosmerine ne betejen tone per Shqiperine si e gjithe Europa. Ne, te rinjte demokrate dhe rinia qe e do Shqiperine si Europa nuk do ta lejojme te keqen qe na qeveris sot, te mbaje peng te ardhmen tone europiane”, shkruan Këlliçi në Facebook.