Të paktën shtatë persona humbën jetën pasi një tërmet me magnitudë 6 goditi brigjet e ishullit kryesor të Indonezisë, Java, të shtunën, në një kohë kur vendi po përpiqej ta merrte veten nga një katastrofë e shkaktuar si pasojë e një cikloni, në një tjetër pjesë të arqipelagut.
Tërmeti i pasdites u regjistrua pranë bregut, rreth 45 km në jugperëndim të qytetit Malang, në javën lindore, duke dëmtuar qindra shtëpi por edhe shkolla, zyra qeveritare dhe xhami, në të gjithë rajonin.
Tërmeti vdekjeprurës vjen në një kohë kur vendi në Azinë Juglindore sapo u përball me një ciklon që i mori jetën më shumë se 200 personave në pjesën lindore të Arqipelagut dhe në Timorin Lindor. Indonezia përjeton shpesh tërmete dhe shpërthime vullkanike pasi gjendet mbi unazën e zjarrit në paqësor, një zonë kjo me aktivitet intensive sizmik ku përplasen pllakat tektonike.






