• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Po i merr njerëzit më qafë”/ Basha debat me gazetarin: Nuk i ndaloj dot, duan largimin e Ramës

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Po i merr njerëzit më qafë”/ Basha debat me gazetarin: Nuk i ndaloj dot, duan largimin e Ramës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli këtë mbrëmje në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, për fushatën elektorale dhe takimet me shumë njerëz të opozitës.

Analisti Skënder Minxhozi pyeti Bashën se çfarë do t’i thoshte, nëse ai do të rezultonte pozitiv me Covid-19 pas takimit të PD.

Në përgjigjen e tij, Basha u shpreh se ka respektuar masat anti-Covid, duke shtuar se padurimi për largimin e Ramës është i madh.

Pjesë nga diskutimet:

Basha: Detyra ime është t’iu bëj thirrje të mbajnë maska, distancë, dhe e bëj rregullisht. Detyra ime është që këto grumbullime mos t’i kthej në mitingje, ndaj unë i përshëndes dhe vijoj menjëherë me agjendën time. Ndaj dhe siç e keni parë fjala ime nuk zgjat në takime. Mjerimi ka arritur propocione të paimagjinueshme. Prej më shumë se 3-4 vitesh unë jam në mënyrë konstante edhe në shtëpitë e tyre dhe shoh që ekonomia e tyre është në pikën më të ulët për një kohë të gjatë. Kjo ka çuar në plagë të tjera, si rritja e emigracionit, mundësia për të blerë ushqime.

Minxhozi: Nëse unë sëmurem gjatë takimit me Covid, çfarë më thoni ju? Kërkoni vota në këmbim të infektimeve?

Basha: Jo, takimet e mia janë të planifikuara anti-Covid.

Minxhozi: Aty vetëm anti s’ka, Covid po.

Basha: Problemi më i madh i Shqipërisë është se duan ndryshimin, duan ta largojnë një orë e më parë Edi Ramën. Nuk e kam fjalën vetëm për demokratët, por edhe për socialistët, që vijojnë të shërbejnë akoma, dhe që duan ndryshimin. Kriza në të cilën është futur vendi këto 8 vite i ka bërë njerëzit të mos durojnë më. Në të gjitha aktivitetet që planifikojmë, ne respektojmë me rigorozitet masat anti-Covid. Nëse Rama do ta kishte shqetësim Covid-in, dil e shiko urbanet, kafet. Nuk është shqetësim i Ramës Covid-i. Shqetësimi i Ramës është të zhvendosë vëmendjen. Rama ka kthyer në lajtmotiv të fushatës së tij sulmet ndaj opozitës. Përgjigja ime është dhe mbetet e njëjta, ne marrim të gjitha masat, unë iu bëj thirrje mbështetësve të respektojnë masat, e shkurtoj masivisht kohën e kontaktit me ta.

Minxhozi: Ç’më duhet mua ai takim, unë u sëmura? Nëse çmimi është një Covid party, atëherë dakord.

Basha: Çmimi është vetëm një, me Edi Ramën pandemia arriti majat. Padurimi është i madh.

Minxhozi: Frenoje atë padurim, se po i merr në qafë.

Basha: Keni të drejtë të jeni spektik, por duhet të më dëgjoni përgjigjen.
Minxhozi: Ju dëgjova.

Basha: Edi Rama do të ikë më 25 prill.

Minxhozi: Po ç’lidhje ka?

Basha: Unë të garantoj që pas 25 prillit nuk do t’i përdor për fushatë as vaksinat, as pandeminë.

Pas

Po pse unë nuk kam stres? Rama për kontrollorët: S’kam bërë asnjë rritje rroge për qeverinë që kur kam ardhur

Para

“Rrini si peshku pa ujë”/ Rama-Kurtit: Dreqi ta hajë merrini e mos rrini shikoni nga televizori

Para
“Rrini si peshku pa ujë”/ Rama-Kurtit: Dreqi ta hajë merrini e mos rrini shikoni nga televizori

"Rrini si peshku pa ujë"/ Rama-Kurtit: Dreqi ta hajë merrini e mos rrini shikoni nga televizori

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si pritet moti këtë javë?

Si pritet moti këtë javë?

nga Fast News
12:08 | 21/09/2025
0

Mesazhet e Valentina Leskaj: Reformat integruese kërkojnë bashkëpunim dhe përfshirje

Mesazhet e Valentina Leskaj: Reformat integruese kërkojnë bashkëpunim dhe përfshirje

nga Fast News
11:57 | 21/09/2025
0

Ndryshon gjeografia e tregtisë. Bien shkëmbimet me Italinë, rriten me Kinën

Ndryshon gjeografia e tregtisë. Bien shkëmbimet me Italinë, rriten me Kinën

nga Fast News
11:29 | 21/09/2025
0

Çfarë nuk duhet të bëni kur nisni emaile pune

Çfarë nuk duhet të bëni kur nisni emaile pune

nga Fast News
09:51 | 21/09/2025
0

Recent News

Si pritet moti këtë javë?

Si pritet moti këtë javë?

12:08 | 21/09/2025
Mesazhet e Valentina Leskaj: Reformat integruese kërkojnë bashkëpunim dhe përfshirje

Mesazhet e Valentina Leskaj: Reformat integruese kërkojnë bashkëpunim dhe përfshirje

11:57 | 21/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar