• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Shqipëria ende ndër vendet që ka dhënë më pak doza në raport me popullsinë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Aplikohen 50 dozat e para të vaksinës në Pogradec, mes tyre mësues, të moshuar dhe sanitarë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Vaksimi po ecën me shpejtësi pothuajse në të gjithë botën, teksa po shihet si mjeti më i mirë për të kufizuar përhapjen e Covid-19 dhe për t’í dhënë pak frymëmarrje ekonomisë globale e turizmit.

Sipas të dhënave nga Wordlindata, në botë, më mirë deri tani, ka ecur Izraeli, ku 60% e popullsisë ka marrë të paktën një vaksinë deri në fund të muajit mars, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar (46%), Kili (36%), Bahrain dhe SHBA-të me nga rreth 30% secili.

Mesatarja e Europës është rreth 13%, ndërsa ajo globale 4.4%.

Në Europë vijon të kryesojë Mbretëria e Bashkuar, që e ka vaksinuar me një dozë pothuajse gjysmën e popullsisë.

Me ritme të shpejta ka ecur Hungaria, që ka kaluar e dyta në Europë, duke vaksinuar 22.3% të popullsisë të paktën me një dozë, deri në datën 1 prill. Pas Hungarisë vjen Serbia, që ka zbritur në vendin e tretë) me 21% të popullsisë,

Vendet e tjera të Europës kanë vaksinuar të paktën 13.4% të popullsisë (Austria) dhe më pas Danimarka (11.6%).

Nga shtetet fqinjë, Greqia ka arritur të vaksinojë të paktën me një dozë rreth 11% të popullsisë, ndërsa Italia gati 12%.

Për Shqipërinë, të dhënat e Worldindata nuk janë përditësuar që nga 24 shkurti. Por, pas përshpejtimit të procesit dhe mbërritjes së vaksinave kineze, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se janë administruar gjithsej 170 mijë doza vaksina (pjesa më e madhe kanë marrë dorën e parë), ose rreth 5-6% e popullsisë, duke mbetur në listën e vendeve të Europës që kanë administruar më pak doza në raport me popullsisë. Gjithsesi, Shqipëria është më mirë se vendet e tjera të rajonit, si Kosova, apo Maqedonia, ndërsa nuk ka të dhëna për ecurinë e procesit në Bosnjë Hercegovinë.

Sa efektive po rezulton vaksina

Për shkak të kohës së shpejtë që u zhvilluan dhe administrimit me urgjencë të llojeve të ndryshme nga pjesa më e madhe e vendeve, efikasiteti i vaksinave është i vështirë për t’u matur në këto momente. Gjithsesi, vendet që kanë ecur më mirë me procesin, si Izraeli dhe Mbretëria e Bashkuar kanë lehtësuar masat kufizuese pasi panë rënie të infektimeve dhe vdekjeve nga virusi.

Sipas mediave në SHBA, në provën në shkallë të gjerë, vaksina Pfizer-BioNTech u tregua se parandalonte 95% të simptomave të COVID-19, vetëm 1 pikë përqindje më shumë se Moderna. Të dy vaksinat duket se janë njësoj mbrojtëse në të gjitha grupmoshat dhe grupet racore dhe etnike.

Vaksina J&J u tregua se ishte 72% efektive në sëmundjen mesatare deri të rëndë dhe 85% efektive në parandalimin e sëmundjes më të rëndë.

Vaksina AstraZeneca-Oxford ishte 76% efektive në parandalimin simptomatik COVID-19 dy javë pas dozës së dytë dhe ishte 100% efektive në ndalimin e sëmundjes së rëndë dhe shtrimin në spital në një provë klinike me bazë në Sh.B.A, sipas kompanisë.

Më pak informacion ka për vaksinën kineze, e cila po përdoret masivisht në Shqipëri. Nga vendet që e kanë përdorur, Turqia ka raportuar për një efektivitet mbi 80%, ndërsa shtete të tjera si Kili e Brazili për një normë më të ulët pak mbi 50%./Monitor/

 

Pas

Deputetja merr një litar dhe letër me postë/ Pensionisti i kthehet: Merre dhe var veten!

Para

Ndryshon skema e lëvizjes tek “Ish-Sheshi Shqiponja”, ja si do bëhet hyrja dhe dalja nga nesër në Tiranë 

Para
Ndryshon skema e lëvizjes tek “Ish-Sheshi Shqiponja”, ja si do bëhet hyrja dhe dalja nga nesër në Tiranë 

Ndryshon skema e lëvizjes tek "Ish-Sheshi Shqiponja", ja si do bëhet hyrja dhe dalja nga nesër në Tiranë 

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

nga Fast News
21:14 | 13/09/2025
0

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

nga Fast News
11:29 | 13/09/2025
0

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

21:14 | 13/09/2025
Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

11:29 | 13/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar