Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda kundrejt qeverisë për vdekjen e Donika Banunja, 74-vjeçares nga Berati e cila humbi jetën një ditë pasi mori vaksinën kundër Covid-19.
Berisha, në një status në rrjete sociale i shpreh ngushëllime familjes dhe e cilëson këtë ngjarje si akt kriminal dhe vrasje e mirëfilltë shtetërore.
Ndër të tjera ai apelon avokatin e popullit që të nisë urgjentisht hetimet për këtë rast. Ai vijon duke thënë se Rama ka fshehur pasaportën, protokollin zyrtar të shpërndarë në mbarë botën për vaksinën Sinovaks.
Postimi i Plotë:
Vrasje e mirefillte shteterore!
Miq, qytetarja Donika Banunja 74 vjeç nga Berati nderroi jete 24 ore pasi beri vaksinen sinovac.
Se pari shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes Banunja per humbjen e njeriut tyre te dashur.
Se dyti denoncoj publikisht kete tragjedi si nje akt kriminal dhe vrasje te mirefillte shteterore.
Kjo sepse vaksina sinovac ka qene e kontraindikuar tek e ndjera qe i mori jeten.
Dokumeni zyrtar, pasaporta zyrtare juridike qe shoqeron vaksinen sinovac e postuar ne kete FB dy dite me pare ne statusin: Breaking Neës!Abuzim dhe mashtrim rrezikshem i Xhahilit te Surrelit dhe Ndrikull Hajnise me vaksinen kineze, ka te vendosur si kontraindikacion N 1 per berjen e vaksines ne moshat nen 18 dhe 60 vjeç e siper.
Edvin Xhahili dhe ndrikull Hajnia ne menyre kriminale kane fshehur pasaporten, protokollin zyrtar te shperndare ne mbare boten per vaksinen sinovak dhe ne nje akt makaber elektoral urdheruan te kunderten, vaksinimin e qytetareve mbi 60-70 vjeç, gje qe ka shkatuar nje seri vdekjesh pas injektimit te vaksines zyrtarisht te kontraindikuar per personat mbi 60 vjeç dhe nen 18 vjeç.
I bej thirrje avokatit te popullit te nise urgjent hetimin mbi morine e vdekjeve pas vaksinimit me vaksinen sinovac ne kundershtim flagrant me protokollin, udhezuesin zyrtar, me te cilin autoritetet kineze kane shperndare vaksinen sinovac ne mbare boten.
Une gjithashtu paralajmeroj punonjesit e shendetsise qe administrojne vaksinen ne kundreshim me udhezuesin, dokumentin zyrtar juridik te saj tek te semuret e tyre se do nuk eshte e larget dita qe ata do pergjigjen penalisht per krimin e kryer. Sb