Kreu i PD Lulzim Basha ka folur sot dhe për akuzat e kryeministrit Edi Rama dhe deklaratat e tij për fushatën e PD.
Basha tha në “Opinion” se Rama është kthyer në satelitin e tij dhe se fushata e opozitës ia ka arritur qëllimit.
“Rama është kthyer në satelitin tim dhe merret gjithë kohës me opozitën dhe me mua personalisht. Fushata ime dhe e PD ia ka arritur qëllimit”, tha Basha.
Duke komentuar sulmet dhe talljet e Ramës, Basha tha se kryesocialisti e monitoron edhe kur fle gjumë.
“Merret me veshjen time, me flokët madje me monitoron dhe orarin e gjumit. Kjo është fushata e tij, sateliti im. Luli këtu, Luli aty. Si vishet, flokët, kur fle gjumë. Klloun. Nuk ka asgjë për t’iu thënë shqiptarëve.”, tha Basha