Kryeministri Edi Rama ka treguar në emisionin “Open” tha se mendimi i parë që i vjen në mendje kur fle dhe zgjohet në mëngjes janë vaksinat.
Ndërsa theksoi se nuk ka premtime për këtë mandat, por plan për veprime që duhet të kryhen në vitet e ardhshme.
Rama: Bilancin e vlerësojnë qytetarët jo kundërshtarët dhe për gjykimin e tyre për bilancin nuk kam asnjë respect. Kam bërë disa sesione të paraqitjes së planeve veprimi, nuk kam premtime këtë herë se nuk jemi parti KÇK siç janë këta që bëjnë të njëjtat premtime që njerëzit duan të dëgjojnë. Edhe ata që janë në punë e paguajnë sigurime të kënaqen, dhe pensionistët të kënaqen me një paradoks qesharak. Për ta Shqipëria është në një moment që të ndajmë para, jo lufta për ta nxjerrë vendin nga pandemia dhe rindërtimi.
Jemi në kushte unikale në historinë e jetës tonë dhe kemi përballë një sfidë të jashtëzakonshme dhe ju thatë që Basha ka qenë shembullor me pandeminë. Nuk e di sa shembullor është që të ngresh rregullisht akuza të rreme. Kjo nuk ka si të jetë shembullore dhe unë personalisht mendimin e parë kur ngrihem në mëngjes dhe kur mbyll sytë janë vaksinat. Qëllimi ka qenë që kurthi ose rrethi vicioz ku u gjendëm se BE na la jashtë, të mos mbetej barrë mbi ne si në vendet e tjera të rajonit përvec Serbisë.