Nisur nga infketimi i moshave të reja, ekspertët e shëndetësisë ngrenë alarmin duke konstatuar që mutacionet e Covid-19 janë prezentë dhe në vendin tonë.
“Ne kemi sinjale shumë të arsyeshme dhe performancë laboratorike që kuptojmë se variantet e reja janë në qarkullim. Nuk mund ta mohoj se kemi në qarkullim variantet e reja që kanë një përhapje më të madhe në të gjithë botën”, thotë virologia e ISHP-së Iris Hasibra.
Që kjo situatë të qartësohet, do duhet që të priten përgjigjet e analizave të dërguara në Londër.
“Tashmë duhet të kuptojmë nëse kemi në qarkullim variantin britanik, apo ndonjë variant tjetër të Covid që po qarkullon në Evropë apo në botë. Tashmë presim një analizë të thellësishme gjenetike për të parë dhe efekshmërinë e vaksinës”, shton ajo.
Instituti Shëndetit Publik disa javë më parë dërgoi në Londër rreth 40 mostra të pacientëve të prekur nga COVID-19, por rezultati i tyre nuk ka mbërritur ende në Shqipëri.