Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 41 të tjerë mbetën të plagosur, si pasojë e një aksidenti me autobus të ndodhur në Poloni.
‘Reuters’ shkruan se aksidenti ka ndodhur në qytetin Jaroslaë, ku autobusi me dhjetëra ukrainas ka përfunduar në një kanal.
Zëdhënësi në Ministrinë e Jashtme, Oleh Nikolenko ka deklaruar se gjashtë qytetarë ukrainas kanë vdekur. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.