Për të katërtën ditë radhazi Italia shënon mbi 20 000 raste të reja me Covid-19, pavarësisht masave të shumta kufizuese në vend. Gjatë 24 orëve të fundit u shënuar 21.052 raste të reja dhe 662 viktima. Ekspertët shëndetësore shprehen se pavarësisht shifrat nuk janë në nivelet e 13 Nëntorit, ku u shënua piku i valës së dytë, trendi i infeksioneve është shqetësues.
Në një periudhë ku edhe sezoni i pushimeve po afron, Ministri i shëndetësisë Roberto Speranza bëri thirrje për maksimumin e vigjilencës, për të shmangur kështu një valë të tretë të infeksioneve.
.”Ne nuk mund të përballojmë edhe një valë të tretë, ne nuk duam të shohim qendrat tona shëndetësore në vështirësi absolute, ne nuk duam ta shohim një numër shumë të lartë të viktimave sërish “, tha Speranza.
Nga dita e djeshme kanë hyrë në fuqi masat kufizuese gjatë festave të fundvitit, edhe pse ka pasur kundërshti të shumta në disa rajone të vendit.