• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

“Në djall Maradona!” Gjata bën reagimin e pazakontë për yllin e futbollit, i kthehet gazetari: Çlirim, çliro mendjen

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Në djall Maradona!” Gjata bën reagimin e pazakontë për yllin e futbollit, i kthehet gazetari: Çlirim, çliro mendjen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ylli i futbollit botëror Diego Armando Maradona u nda nga jeta sot në moshën 60 vjecare.

E gjithë bota shprehu ngushëllimet për lojtarin legjendar të Argjentinës dhe Napolit.

Ndërkohë së fundmi sekretari i Çështjeve ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, ka befasuar me reagimin ku shkruan: “Në djall Maradona!”. “E kush ishte Maradona?! Një futbollist i shquar për 10 vjet e më pas një drogaxhi i llastuar për 30 vite. Sa herë kishte nevojë për para, shkonte te komunistët në Kubë dhe bënte lolon e Fidel Kastros”, shkruan Gjata.

Mirëpo kjo deklaratë e demokratit nuk ka kaluar pa marrë vëmendje. Gazetari Agim Xhafka ka bërë një reagim të fortë ku shkruan: “Çlirim Gjata çliro mendjen! Maradona është ikonë. As droga që i përmend ti,as vajtja në Kubë nuk ia zbeh historinë. Se ai është si Kolombi. E zbuloi Amerikën. Ndaj dhimbjen për miqtë e tu nuk e fashit dot me mllef ndaj Maradonës. Çlirim,çlirohu”.

REAGIMI I PLOTE I GJATES:

Këto ditë, nga njerzit që kam njohur, u ndanë nga jeta për shkak të covid-19 dy mjekë dhe një pedagoge. Media po çahet për vdekjen e Maradonës. Në djall Maradona! Po na ikin të njohurit, miq e të afërm dy hapa larg nesh.

E kush ishte Maradona?! Një futbollist i shquar për 10 vjet e më pas një drogaxhi i llastuar për 30 vite. Sa herë kishte nevojë për para, shkonte te komunistët në Kubë dhe bënte lolon e Fidel Kastros.

Ndërsa sot humbi luftën me virusin një doktor i mrekullueshëm, doktor Nini. E kam njohur më pak, sepse më shumë kam njohur prindërit e tij të urtë. Dy juristë me të cilët kam punuar e që shquanin me qytetarinë e tyre.

Po kështu edhe doktor Ibrahimi nga Dibra. Çfarë burri! I jashtëzakonshëm! Me aq pak sa kam ndenjur me doktor Ibrahimin, të lë kaq shumë keqardhje.

Po kështu edhe zysh Kozeta. Në protestën e Teatrit më ra rasti ta njoh. Ajo që binte në sy ishte optimizmi i saj, që rrallë gjëndet ndër shqiptarë.

A thua covid po merr veç njerëz të mirë, apo na duket ne, se nuk po kalon nga vatha e dreqit? Në raste tilla bestytnia bën të vetën.

Po qeveria ku është? – pyesim si ai fëmija në fund të përrallës për kafshën e frikshme të papërmendur. Qeveria dërgon ansamblin popullor poshtë dritareve të covid të kërcejë. Ose më mirë të themi, po hedh valle para të vdekurve.

Ndërsa për Maradonën do mbahen minutat hipokrite të heshtjes, në ndeshjet me stadiume bosh, për këta njerëz nuk do të ketë heshtje publike. Ne nuk ju shkojmë dot në varrim, as për një kafë në shpi, të shoqëruar me “të rroni e ta kujtoni” nuk mundemi. Çfarë smundje e mallkuar.

Por, do të kenë kujtimet tona, që zgjasin po aq sa ne e përtej nesh. Këta njerëz e shumë të tjerë si këta, kanë zënë vend në memorje dhe kjo ka vlerë më shumë se gjithë heshtja e botës. Do luftojmë kundër kësaj sëmundjeje; do rrojmë dhe ti kujtojmë të gjithë të humburit tanë.

Pas

“Lëri ato ti” Përplasje e fortë, Pano Soko debat me Besart Kadinë: Kë gënjeni ju? Më tregon ti mua virozat

Para

“Po niske të tretin sot” Arbana Osmani bën pozën s*ksi, por gjithë vemendjen e merr komenti i Xhemit (FOTO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

nga Fast News
10:55 | 11/11/2025
0

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

nga Fast News
10:53 | 11/11/2025
0

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

Recent News

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

10:55 | 11/11/2025
Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

10:53 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar