Eksperti i njohur i ekonomisë Pano Soko deklaroi sot në mbrëmje se Ministria e Shëndetësisë e ka marrë vendimin për mbylljen e shkollave “kuturu” dhe me anë të Facebook.
I pranishëm në studion e programit “Open”, Soko u shpreh se ky është një vendim populist që paraprin një mbyllje totale në dhjetor.
Në atë moment, Soko hasi në kundërshtimin e zv.ministrit të ri të Financave Besart Kadia.
Ky i fundit tha se Soko duhet të ishte më i qartë dhe të sqarohej nëse vendimi është marrë në Facebook apo për shkak se mësuesit janë infektuar. Kadia tha më tej se shkak për mbylljen janë bërë dhe virozat stinore dhe përplasja mes tyre vijoi.
PJESE NGA DEBATI
Soko: Këta bëjnë gjëra konfuze. Në fillim Rama tha se shkollat nuk janë vatër infeksioni dhe më pas u mor vendimi për mbyllje të pjesshme. Unë mendoj se kjo është shumë populiste…
Eni Vasili: Mendoni se po bëhet politikë?
Soko: Po, dhe mendoj se është marrë ky vendim për të ndikuar tek kërkesa e shumicës së opinionit publik. Një vendim i marrë në bazë të sondazheve. Është qasje elektorale. Me frymë populiste të momentit. Këta janë infektuar mësuesit, dhe vendimet i marrin në Facebook…
Kadia: Po sqarohu tani, është marrë vendimi nga facebook-u apo se janë infektuar mësuesit…
Soko: Po lëri ato ti më lër të flas unë..
Kadia: Po janë dhe virozat stinore more zotëri?
Soko: Çfarë virozash more çfarë virozash, më tregon mua ti virozat…kë gënjeni ju me idenë e shtimit të virozave respiratore. Pse tani dolën virozat?
Kadia: Po…
Soko: Hë ore, tani dolën virozat…?